Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Shënimi me autograf i Papës për redaktorin e librit, At Antonio Spadaro Shënimi me autograf i Papës për redaktorin e librit, At Antonio Spadaro

Në një libër, mësimi i Papës mbi artin poetik

Ares botoi një përmbledhje tekstesh të Papës Françesku kushtuar vlerës së poezisë e të letërsisë në formimin dhe edukimin e njeriut, si dhe në dialogun ndërmjet Kishës e kulturës bashkëkohore. Në një shënim të shkruar me dorë për botuesin, Atë Antonio Spadaro, Françesku shpreh dëshirën që poezia të lartohet në Universitetet Papnore.

R.SH. - Vatikan

 “Letërsia lexon zemrën e njeriut, e ndihmon për të mirëpritur dëshirën, shkëlqimin dhe mjerimin. Nuk është teori. Të ndihmon të predikosh, do të thotë të njohësh zemrën”. Kështu u shpreh Papa Françesku në vitin 2016, në një intervistë me Atë Antonio Spadaron, asokohe drejtor i revistës La Civiltà Cattolica. Sot, pothuajse në fund të përvjetorit të dymbëdhjetë të Papnisë, teologu dhe kritiku letrar jezuit, aktualisht nënsekretar i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin, e rimerr rishtas fillin e asaj bisede me Papën dhe kujdeset për botimin e "Viva la poesia!" (Milano, Edizioni Ares, mars 2025, 224 faqe, 18,50 €) antologjia e parë e teksteve në të cilën Papa argjentinas jep mësimet e tij të veçanta për poezinë dhe letërsinë në përgjithësi.

Është përmbledhje e fragmenteve nga enciklikat, nxitjet apostolike, fjalimet dhe mesazhet, por edhe parathëniet, intervistat dhe letrat personale, në të cilat Papa shkroi për rëndësinë e frymëzimit poetik. Ndërmjet tyre shquhen për thellësinë dhe qartësinë “Letra e Atit të Shenjtë Françesku për rolin e letërsisë në arsim” e datës 17 korrik 2024, dhe “Letra drejtuar poetëve”, botuar në vëllimin “Versi a Dio della poesia religiosa”, botuar sërish në vitin 2024 nga Crocetti.

Poezia, pjesë përbërëse e papnisë

Tekstet papnore paraqiten me një syzim kritik, në të cilin vetë Spadaro përpiqet të gjejë çelësat për të kuptuar inteligjencën letrare të Papës, duke përshkruar panoramën e gjerë të autorëve - nga argjentinasit Borges dhe Marechal, te Dostojevski, Manzoni dhe Dante - të cilët ndikuan në edukimin e tij. "Në mësimin e tij papnor - shkruan Spadaro - Françesku përfshin logot poetike dhe simbolike si pjesë integrale të ligjërimit të tij" - domethënë - citon shpesh poetë dhe shkrimtarë - "e ky është fakt pa dyshim i rëndësishëm". Vetëm për të dhënë një shembull, në Nxitjen Apostolike “Querida Amazonia”, Papa citon deri në 17 shkrimtarë e poetë. Librin e mbyll me një intervistë të gazetarit argjentinas Jorge Milia, student i Prof. Bergoglios, kur jepte mësim në shkollën e mesme Santa Fe, në Argjentinë, ndërmjet viteve gjashtëdhjetë, që zbulon disa aspekte të pasionit të jezuitit të ri të atëhershëm për letërsinë dhe artin. Kryesisht, frymën krijuese të mësimdhënies, e cila shkoi deri në ftesën e studentëve për të shkruar tregime - botuar më vonë me një parathënie nga Jorge Luis Borges – dhe kontributin në lindjen e një grupi të rinjsh rock, të frymëzuar nga muzika e Beatles në mjedisin shkollor.

"Poezia të ngjitet në katedër"

 Teksti hapet me një autograf të shkurtër të Papës Françesku. Një shënim në të cilin, përveç thirrjes "Rroftë poezia!" dhe falënderimit të redaktorit të vëllimit, Papa kujton se duhet “ta rifitojmë shijen e letërsisë në jetën tonë, por edhe në edukimin tonë, përndryshe jemi si frut i thatë”. "Poezia - shton Françesku - na ndihmon të gjithëve të jemi njerëz, ndaj edhe sot kemi shumë nevojë për të". Vlen të theksohet se në tekst Papa shpreh dëshirën që poezia të lartohet “në katedër” në institucionet akademike papnore.

Fe, që nuk di më të imagjinojë

“Papa Françesku përdor shpesh fjalën “poetë”: letërsia, muzika dhe arti janë në gjendje të shprehin dhe të ushqejnë imagjinatën për të”- kujton Spadaro në vitin 2022, në një podcast për Vatican Radio Vatican News. “Një nga problemet serioze të fesë për të është se ne nuk jemi në gjendje të imagjinojmë të vërtetat në të cilat besojmë: na mungojnë përfytyrimet e fuqishme. Prandaj, poezia për Papën është sintaksë e veprimit, e cila kërkon gjenialitet dhe krijimtari”.

"Kemi nevojë për gjuhë të re dhe të fuqishme"

Reflektimet e Françeskut, të zgjedhura nga vetë Spadaro në këtë vëllim, përveç nënvizimit të rolit themelor të poezisë dhe letërsisë në formimin njerëzor dhe shpirtëror - për të "kuptuar më mirë veten dhe të tjerët" - vënë theksin edhe mbi rëndësinë e krijimtarisë dhe të imagjinatës në jetë dhe në fe, duke inkurajuar përdorimin e një "gjuhe të re dhe të fuqishme" për të komunikuar mesazhin ungjillor. "Mendimi i Kishës duhet të rifitojë shkëlqimin dhe të kuptojë gjithnjë e më mirë se si njeriu e kupton veten sot, në mënyrë që të zhvillojë dhe thellojë mësimet e saj" - shkruan Papa në një intervistë të botuar në "La Civiltà Cattolica" në 2013. "Poezia është plot metafora" - i tha më vonë bashkësisë së "La Civiltà Cattolica" në vitin 2017.

Kardinali de Mendonça: Kisha ka nevojë për poetë, rezervë njerëzimi

“Kisha duhet të jetë e kujdesshme që të mos bjerë në grackën e gjuhës banale, të frazave që përsëriten në mënyrë mekanike dhe të lodhur”, shkruante ai në vitin 2023 në parathënien e vëllimit “Una trama divina. Gesù in contracampo” nga vetë Spadaro. “Ungjilli,” shton ai, “duhet të jetë burim gjenialiteti, befasie, i aftë për të të tronditur deri në palcë”. “Bëj një apel: në këtë kohë krize në rendin botëror, të luftës dhe polarizimeve të mëdha, të paradigmave të ngurta, të sfidave serioze në nivel klimatik dhe ekonomik, ne kemi nevojë për gjenialitetin e një gjuhe të re, të tregimeve dhe përfytyrimeve të fuqishme, të shkrimtarëve, poetëve, artistëve të aftë për t'ia çuar mesazhin ungjillor botës, për të na bërë të shkruajmë përsëri për Jezusin, në mënyrë të veçantë për të, "Dëshira më e madhe për popujt". ’ zemra e qenieve njerëzore bashkëkohore në mënyrë që ata të preken dhe të hapen përpara shpalljes së Zotit Jezus” – shtoi ai në “Letra mbi rolin e letërsisë në arsim” – “dhe në këtë përkushtim, kontributi që mund të japë letërsia dhe poezia është me vlerë të pashoqe”. Dhe përsëri në të njëjtin tekst: “letërsia e ndihmon lexuesin të thyejë idhujt e gjuhëve auto-referuese, të rreme, të vetë-mjaftueshme, statikisht konvencionale, të cilat herë pas here rrezikojnë të ndotin edhe ligjërimin tonë kishtar, duke burgosur lirinë e Fjalës”.

Poetë të aftë të na bëjnë të prekim Jezusin

Prandaj, duket qartë se, përveç rëndësisë së tyre në edukimin dhe formimin e priftërinjve dhe punëtorëve baritorë, poezia dhe letërsia janë, sipas mësimeve të Papës Françesku, mjetet më të përshtatshme për të nxitur dialogun ndërmjet besimit të krishterë dhe kulturës bashkëkohore dhe, si rrjedhim, për të kuptuar dhe për të komunikuar më mirë mesazhin e krishterë. "Edhe unë ndjej, po ju rrëfej" përsërit Françesku në "Letra drejtuar poetëve", "nevoja për poetë të aftë t’ia bërtasin mesazhin ungjillor botës, të na bëjnë të shohim Jezusin, të na bëjnë ta prekim Zotin".

Poetika e Françeskut

Në parathënien e tij Spadaro thellon dhe interpreton disa nga direktivat e mendimit poetik të Françeskut, duke i venë në lidhje me autorët e tij të preferuar. "Jeta " shpjegon ai, " është krahasimi i fjalëve, dhe për këtë arsye fjala poetike që Bergoglio e do, është ajo që ka marrëdhënie intime me jetën dhe që ofron figura, metafora dhe terma për ta shprehur atë". “Pasioni i tij për tragjedinë”, pra për romanet e Dostojevskit, lindi nga vëmendja  ndaj “opozitave polare”, siç i quan Romano Guardini.  

Dashuria e tij për një poezi që mund të kapë "kompleksitetin e shumëanshëm" të ekzistencës, i vjen nga predikimi për një "mendim jo të plotë, ku dy plus dy nuk janë gjithmonë të barabarta me katër", e që është e kundërta e një mendimi të vetëm, të globalizuar. Pasioni i tij për letërsinë klasike, i kuptuar si "popullor", u kultivua duke lexuar autorë argjentinas si Hernández, Güiraldes dhe Marechal. Pasioni për veprat që sjellin në lojë mëshirën dhe poetikën e "klasës së mesme" mishërohet në veprat e Malègue dhe Manzoni. Dhe përsëri ai i të ashtuquajturit “homo viator”, në një mision, në Eneidën e Virgjilit, por edhe në Pemán dhe Tolkien.

I kemi humbur fjalët

"Njerëzimi ynë, dhe aq më tepër aftësia jonë për shërbesë baritore", përfundon Spadaro duke komentuar "Letra drejtuar poetëve" të Françeskut, "nuk formohet pa kontakt të drejtpërdrejtë me historitë e treguara. Kemi zhvilluar një edukim tepër konceptual për t'i bërë ballë përvojës: i kemi humbur fjalët - e i përsërisim formulat”.

06 mars 2025, 13:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031