Papa Françesku autorizon dekrete për shenjtorë dhe të Lum të rinj
R.SH. - Vatikan
Më 28 mars, Papa autorizoi Dikasterin për Çështjet e Shenjtorëve të shpallë dekretet për shenjtorët dhe të Lumët e rinj, informon sot Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Françesku miratoi vendimin për kanonizimin e të Lumëve: Ignatius Choukrallah Maloyan, kryeipeshkëv i Mardinit të armenëve, lindur më 15 prill 1869 në Mardin (Turqi) e vdekur më 11 qershor 1915 në Kara-Keupru (Turqi); Pietro To Rot, laik, katekist, vrarë nga japonezët më 1945 pasi kundërshtoi persekutimin fetar nga ana e pushtuesve, lindur në vitin 1912 në Rakunai (Papua Guinea e Re) dhe vdekur po atje, në korrik 1945. Këta të fundit, së bashku me të Lumë të tjerë, do të përfshihen në Koncistorin e ardhshëm për kanonizimet në Kishë, njoftuar nga Papa Françesku më 23 shkurt nga Poliklinika Gemelli, pa saktësuar datën.
Do te shpallet shenjte edhe e Lumja Maria del Monte Carmelo, themeluese e kongregatës së Shërbëtorëve të Jezusit, lindur më 11 gusht 1903 në Karakas (Venezuelë) dhe vdekur po atje më 9 maj 1977. Ndërkaq, do të jetë i Lum Shërbëtori i Zotit, Carmelo De Palma, meshtar dioqezan, lindur më 27 janar 1876 në Bari të Italisë e vdekur po aty më 24 gusht 1961, ndërsa iu njohën virtytet heroike, pra, mund të nderohet nga Kisha (shkalla e parë drejt lumnimit), Giuseppe Antonio Maria Ibiapina, meshtar dioqezan, lindur më 5 gusht 1806 në Sobral (Brazil) dhe vdekur më 18 shkurt 1883 në Arara (Brazil).