Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro assai
Programe Podcast
Ikonë që paraqet perandorin Konstandin midis Etërve të Koncilit të Parë të Nikesë në vitin 325 pas Krishtit. Ikonë që paraqet perandorin Konstandin midis Etërve të Koncilit të Parë të Nikesë në vitin 325 pas Krishtit.

Smyrna, Kishë që dëshiron të rritet në dialog

Mediat e Vatikanit, gjatë një udhëtimi në “Turqinë e Koncileve”, organizuar nga Vepra Romake e Shtegtimeve, mblodhën dëshminë e Atë Alessandro Amprino-s, kancelar i kryedioqezës së Smirnës dhe delegat i Konferencës Ipeshkvnore Turke për Jubileun. “Marrëdhënie të shkëlqyera me bashkësitë e tjera të krishtera e marrëdhënie pozitive bashkëpunimi edhe me institucionet e botës islame. Të gjithë ta shfrytëzojnë rastin për ta jetuar Jubileun me përgjegjësi”

R.SH. / Vatikan

"Jemi Kishë që këtu ka mundësinë të rritet në dialog me ata që nuk janë të krishterë, e sigurisht edhe me bashkësitë e tjera të vogla të krishtera, si ortodoksët apo anglikanët, me të cilët tashmë ka marrëdhënie të shkëlqyera. Paradoksalisht, ne mund ta bëjmë këtë me intensitet dhe gatishmëri më të madhe pikërisht sepse të gjithë përballemi me një sfidë: sfidën e pakicës, më e lehtë për të gjetur njëri-tjetrin". Edhe me institucionet e botës islame "ekziston një marrëdhënie pozitive bashkëpunimi". Në fund të fundit, si në të gjitha gjërat, "është çështje e humanitetit dhe e inteligjencës". Ne takuam Atë Alessandro Amprino-s, kancelar i kryeipeshkvnisë së Smyrnës (sot İzmir), në përfundim të një dite që - me rastin e udhëtimit të organizuar nga Vepra Romake e Shtegtimeve, në bashkëpunim me Zyrën e Kulturës dhe Informacionit të Ambasadës Turke, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit Kishtar të Nikesë – na çoi në disa nga “vendet e shenjta” për krishterimin, të vendosura  në bregun perëndimor të gadishullit.

"Në famullitë tona mund të bëjmë pothuajse gjithçka"

Meshtari, me origjinë nga Torino, tregon për mediat e Vatikanit se, “ndonëse me disa kufizime, brenda bashkësive dhe famullive tona, mund të bëjmë pothuajse gjithçka, sepse e kemi aftësinë të veprojmë në jetën e përditshme me aktivitetet normale që karakterizojnë jetën tonë të krishterë”. Sigurisht ka sfida, sepse "e gjithë pjesa e jashtme është më e ndërlikuar", por "ne jemi këtu për të jetuar një jetë të frymëzuar nga Ungjilli, duke shprehur vlera njerëzore. Respekti dhe kureshtja krijojnë marrëdhënien me tjetrin".

Përmasa historike e Kishës

Ajo që të bie në sy kur udhëton nga jugu në veri përgjatë bregut të Turqisë së sotme, që shikon drejtpërdrejt nga deti Egje, është "përmasa historike e Kishës", e cila që këtu është bërë vërtet universale, "dhe kjo më bëri për vete - rrëfen ai - herën e parë që erdha në Smirna, më 2017, i thirrur nga një mik, i cili më kishte ftuar ta ndihmoja për kohën e Krishtlindjes. Po e përsëris, isha aty që të flisja për historinë time, ndaj edhe u mirëprita". Në të vërtetë, nga Antiokia në Orontes deri në Efes, e deri në Nikea, gjithçka flet për dimensionet origjinale të krishterimit, pikat themelore të të cilit në këto troje janë sqaruar apo përcaktuar disi (konsubstancialiteti ndërmjet Atit dhe Birit, hyjnia e Marisë, besimi Nikeno-Konstantinopolitan), derisa u bënë shtylla, mbi të cilat mbështetet sot feja në Krishtit, besojma në Krishtin. E edhe trashëgimia fetare, teologjike, historike, artistike, unike për vlerën e saj.

Vlera e Koncilit të Nikesë sot

1700 vjetët e Koncilit kishtar të mbajtur në Nikea me urdhër të Perandorit Konstandin (325 pas Krishtit) ofrojnë sot një sërë aspektesh për të reflektuar: "Para së gjithash - vëren Atë Amprino - forcën dhe bukurinë e fesë sonë, rrënjosur thellë në Krishtin dhe në reflektimin e Kishës. Me këtë përvjetor mund të rizbulojmë tokën, veçanërisht ne që jemi këtu, gjë që do të thotë ta mbash gjallë flakën e origjinës dhe të jesh derë e hapur për të gjithë. Së dyti, dëshmia për të gjithë të krishterët se pikërisht në këto rrënjë mund të bashkohemi: trungu është i njëjti, e kështu edhe gjaku i jetës e, pastaj, edhe degët”, të ndryshme, por të bashkuara nga e njëjta qendër. “Prej këndej, një pikë tjetër, vlera që ka dialogu ekumenik, për të cilin Turqia mund të jetë laborator i vërtetë”. Pa harruar "natyrisht vendimet e rëndësishme të mëvonshme, marrë në Koncilin e Efesit në vitin 431 pas Krishtit, të cilat pranuan hyjninë e Marisë, Nënës së Jezusit Zot".

Rëndësia e Jubileut kushtuar shpresës

Përvjetori i Koncilit I të Nikesë bie pikërisht në Vitin e Shenjtë kushtuar shpresës, aq sa edhe Papa Françesku, në bulën e shpalljes së jubileut, deshi ta përmendë, duke shpresuar se do të mund të ishte këtu në muajin maj, për festimet e tij. "Në këtë kuptim - shpjegon Amprino, i cili është edhe referues i Konferencës Ipeshkvnore Turke për Jubileun - mbi të gjitha i ndihmojmë besimtarët ta kuptojnë Vitin Shenjt e të mësojnë pse festohet. Ky duket si informacion i qartë, por nuk është. "Në këtë kuptim - shpjegon Amprino, i cili është edhe personi kontaktues i Konferencës Ipeshkvnore Turke për Jubileun - mbi të gjitha ne i ndihmojmë besimtarët të kuptojnë se çfarë është Viti i Shenjtë, pse festohet.

Në këtë periudhë kemi punuar edhe për të identifikuar kishat jubilare, ku mund të fitohet ndjesa plenare si  në Romë e në Tokën Shenjte. Ato janë: në Stamboll, Katedralja dhe Kisha e Lindjes së Zojës në Büyükdere (ku ndodhi një sulm në vitin 2024); Famullia e Bursës; në Smirnë Katedralja dhe Kisha e Shën Polikarpit; shenjtërorja e Meryem Ana (Shtëpia e Marisë në Efes); Kisha e Konias, në pjesën qendrore-jugore të vendit, qytet i vizituar edhe nga Shën Pali, sipas Veprave të Apostujve, e që nga viti 1097 deri në 1243 ishte kryeqyteti i Sulltanatit të Rûm (ose Sulltanatit të Ikonit), i krijuar nga dinastia selxhuke, që kishte marrë Anadollin; më në fund, Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Antioki. Shkurtimisht, "ne po përpiqemi të hedhim themelet që jubileu të jetë i arritshëm për të gjithë dhe mesazhi i tij të arrijë tek të gjithë: ne duam që secili, në vogëlsinë e tij, ta vërë në dyshim përgjegjësinë për të siguruar që një ngjarje e tillë të japë fryte".

02 mars 2025, 15:48
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031