Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
"Grabmusik", Cantata per la passione KV 42 (KE 35a), per soli, coro e orchestra (Ann Murray, sp.; Stephen Varcoe, bs. - Sudfunk Chor
Programe Podcast
Ungjilli i dielës së 8-të gjatë vitit kishtar 'C' Ungjilli i dielës së 8-të gjatë vitit kishtar 'C'

Të meditojmë Ungjillin e Dielës së 8-të gjatë vitit 'C': shih më parë traun në syrin tënd

Parimi, o Jezus, është i qartë/... Pema e mirë nuk njihet/nga kurora plot gjethe, /as nga lulet e shumta, /sado të mrekullueshme, / por nga frytet e ëmbla. /Kështu edhe njeriu/,nuk vlerësohet nga dukja, /metër krejtësisht i pasigurt, / por nga veprat, nga sjelljet. /Prej tyre i shihet zemra. /... Ti o Jezus, na tregon/edhe gurrën e gjithçkaje, /zemrën, nga e cila varen fjalët e gjestet, /synimet e vendimet, /zemrën, nga e cila del gjithçka, /që gëzon e ngushëllon, / por edhe plagos e mërzit...

R.SH. - Vatikan

Me fjalë të qarta, që mësimi i tij të depërtonte deri në zemrat më të ngurta, në Ungjillin e kësaj së diele VIII të vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', marrë nga kreu 6 i Shën Lukës (39-45), Jezu Krishti kujton një nga përmasat themelore të jetës së krishterë: jemi të gjithë dishepuj, nxënës e ndjekës të Tij. Nëse nuk e lejojmë të na udhëheqë në jetë, nuk mund të gjykojmë askënd, nuk mund t’u vëmë në dukje të tjerëve fijen e kashtës në sy, nëse nuk shohim traun në tonin. Por, të ndjekim pjesën ungjillore:

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet këtë shëmbëlltyrë: “A mund t’i prijë i verbëri të verbrit? A thua s’do të bien të dy në gropë? Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar do të jetë si mësuesi i vet.  Po pse e shikon lëmishten në syrin e vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd? Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishten që ke në sy’, ti që nuk e sheh traun në syrin tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.

Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë. Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi, as nuk vilet rrush nga ferra. Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet; njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq; sepse goja i qet çka i ka zemra”.

Të lutemi së bashku

Parimi, o Jezus, është i qartë

e i heshton sa e sa gjykime

shprehur pa u menduar shumë,

e sa e sa veprime bazuar jo mbi realitetin e gjërave,

por mbi dukjen e paragjykimin.

 

Pema e mirë nuk njihet

nga kurora plot gjethe,

as nga lulet e shumta,

sado të mrekullueshme,

por nga frytet e ëmbla.

Kështu edhe njeriu,

nuk vlerësohet nga dukja,

metër krejtësisht i pasigurt,

por nga veprat, nga sjelljet.

Prej tyre i shihet zemra.

 

Prandaj, detyrohemi të ndryshojmë mendje

kur bimë të përvujta e jo aq të bukura

prodhojnë fryte të bollshme,

ashtu siç duhet të pranojmë

se kemi gabuar arsyetimin

kur nën një kurorë plot gjethe të gjelbërta

nuk gjejmë asnjë fryt.

 

Ti o Jezus, na tregon

edhe gurrën e gjithçkaje,

zemrën, nga e cila varen fjalët e gjestet,

synimet e vendimet,

zemrën, nga e cila del gjithçka,

që gëzon e ngushëllon,

por edhe plagos e mërzit,

gjithçka shëron e përtërin,

por edhe godet e poshtëron.

01 mars 2025, 11:23
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031