Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Introduction -L'Oiseau de feu et sa dance - Variation de l'Oiseau de feu - Ronde des Princesses - Danse Infernale du roi Kashchei - Berceuse - Finale
Programe Podcast
Jezusi tundohet nga djalli Jezusi tundohet nga djalli

Të meditojmë Ungjillin e Dielës së 1-të të Kreshmëve 'C': “Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd”

As Ti, o Jezus, nuk mbete pa tundime të djallit.../Në lumin Jordan, në çastin kur/filloi misioni Yt publik,/a s’ishte Ati, që të deklaroi/“Birin e Tij të dashur”,/duke na thënë se Ty duhet të të dëgjojmë?/E prej kësaj niset Tunduesi:“Nëse je ti Biri i Zotit…”./E ashtu je, o Jezus,/por je edhe njeri, deri në fund,/e pra, aspak imun para urisë dhe etjes,/para brishtësisë e dobësisë,/para refuzimit e dështimit.../Jo, besimi yt në Atin/është i plotë, deri në fund,/deri në ditën e kryqit e të vdekjes

R.SH. - Vatikan

E Diela e Parë e kohës liturgjike të Krezhmëve 'C' na flet për tundimet e Jezu Krishtit. Ungjilli sipas Lukës (4,1-13) na i paraqet si parathënie të kundërvënieve të shumta, që duhet të pësojë Biri i Zotit deri në kohën e mundimeve e të vdekjes, mbi të cilën fiton përfundimisht me ringjalljen. Por na thotë edhe ne: “Jo vetëm me bukë jeton njeriu”, pra, Krishti na tregon udhën për t’iu përgjigjur tundimeve, që të gjithë kemi në jetë. Të ndjekim pjesën ungjillore nga Luka:

Në atë kohë, Jezusi, plot me Shpirtin Shenjt, u kthye prej Jordanit dhe Shpirti e çoi në shkreti, ku, për dyzet ditë, e tundoi djalli. Ndër ato ditë nuk hëngri asgjë e, kur ato kaluan, pati uri. Atëherë djalli i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, urdhëroji këtij guri të bëhet bukë.” Jezusi i përgjigji: “Thotë Shkrimi shenjt: ‘Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë’.”  Atëherë e ngriti lart dhe, për një çast, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e botës, e i tha: “Ty do ta jap të gjithë këtë pushtet dhe lavdinë e tyre, sepse m’u dha mua, dhe unë ia jap kujt të dua. Nëse, pra, ti përkulesh në adhurim para meje, do të jetë krejt jotja.” Jezusi i përgjigji: “Shkrimi shenjt thotë: ‘Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe vetëm atij shërbeji’!”  Atëherë e çoi në Jerusalem, e vuri në majë të Tempullit e i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, hidhu prej këtu poshtë, sepse Shkrimi Shenjt thotë: ‘Hyji për ty do t’u urdhërojë engjëjve të vet që të të ruajnë’, dhe ‘do të mbajnë para duarsh, që të mos e vrasësh këmbën tënde në ndonjë gur’.” Jezusi i përgjigji: “Por u tha edhe: ‘Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd’!”  Djalli, pasi i shfrytëzoi të gjitha trajtat e tundimit, u largua prej tij deri në kohën e volitshme.

Të lutemi së bashku

 

Askush nuk përjashtohet nga tundimet:

as Ti, o Jezus, nuk mbete pa to.

Tundimet përpiqen të minojnë themelet

e të hedhin poshtë muret mbajtëse.

Në lumin Jordan, në çastin kur

filloi misioni Yt publik,

a s’ishte Ati, që të deklaroi

“Birin e Tij të dashur”,

duke na thënë se Ty duhet të të dëgjojmë?

E, pikërisht prej kësaj niset Tunduesi:

“Nëse je ti Biri i Zotit…”.

 

E vërtet, ashtu je, o Jezus,

por je edhe njeri, deri në fund,

e pra, aspak imun para urisë dhe etjes,

para brishtësisë e dobësisë,

para refuzimit e dështimit.

 

A do ta gjesh udhën për t’u larguar

mrekullisht, nga pasiguritë e ankthi

e nga gjendja e njeriut të zakonshëm?

A do ta vësh në provë Atin Qiellor

për të pasur një shenjë pa mëdyshje

të mbrojtjes e të dhembshurisë së tij?

A do të përdorësh mjetet e kësaj bote,

ose ndonjë lloj magji mahnitëse

që të garanton triumfin?

Jo, besimi yt në Atin

është i plotë, pa pasur nevojë për prova.

E kështu do të jetë deri në fund,

deri në ditën e kryqit e të vdekjes.

 

 

08 mars 2025, 12:43
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031