Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
2024.03.01 Presidente della Conferenza Episcopale d'Albania Mons Gjergj Meta incontra capi religiosi d'Albania

Urimi i Presidentit të KISH-it, Imzot Gjergj Meta, për fillimin e muajit të Ramazanit

Imzot Gjergj Meta: me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit dëshiroj t’ju uroj juve e nëpërmjet jush të gjithë vëllezërve e motrave myslimanë të Shqipërisë një kohë sa më të frytshme shpirtërore. Uroj një agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti për çdo besimtar mysliman që në këtë muaj do të agjërojë. Të vazhdojmë me këmbëngulje rrugëtimin tonë të dialogut e të bashkëjetesës ndërfetare në vend, si një detyrë që na e kërkon Zoti dhe koha në të cilën jetojmë.”

R.SH. / Vatikan

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta i cili këtë vit kryeson edhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, i ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një letre drejtuar kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Zotit Bujar Spahiu dhe Kryegjyshit botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Po të dëgjojmë njoftimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkja

Ja edhe teksti i mesazhit të urimit të Presidentit të KISH-it:

 “Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit dëshiroj t’ju uroj juve e nëpërmjet jush të gjithë vëllezërve e motrave myslimanë të Shqipërisë një kohë sa më të frytshme shpirtërore.Në librin e Kuranit thuhet: “O ju që besuat! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështuqë të bëheni të devotshëm”. (Ajeti 183 i Sures Bekare). Kjo fjali tregon qartë se praktika e agjërimit përbashkon besimet abrahamike, me gjithë specifikat e veta që kanë të bëjnë me kohën, momentin apo perspektivat e ndryshme teologjike.

Fakti që këtë vit, periudha e agjërimit për myslimanët përkon deri diku edhe me kohën e Kreshmes për ne të krishterët, mund të jetë një rast i mëtejshëm i një mirëkuptimi dhe solidariteti shpirtëror midis besimtarëve dhe bashkësive tona fetare në Shqipëri.

Agjërimi sigurisht nuk është një qëllim në vetvete, as një praktikë për të mbajtur trupin në formë, por nëpërmjet një sakrifice të trupit, duke hequr dorë nga ushqimi, kërkohet një bashkim më i thellë me Zotin, një rikthim tek esencialja e jetës dhe një hapje e zemrës ndaj të tjerëve. Në këtë mënyrë besimtarët relativizojnë, por pa përçmuar, atë çka i përket sferë materiale të jetës, për të depërtuar gjithnjë e më thellë në kuptimin thelbësor të saj.

Afrimi i njeriut me Zotin dhe solidariteti me njëri-tjetrin e bën shoqërinë dhe njerëzimin me të mirë duke e larguar nga çdo pretendim vetëmjaftueshmërie dhe egoizmi.

Uroj një agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti për çdo besimtar mysliman që në këtë muaj do të agjërojë. Të vazhdojmë me këmbëngulje rrugëtimin tonë të dialogut e të bashkëjetesës ndërfetare në vend, si një detyrë që na e kërkon Zoti dhe koha në të cilën jetojmë.”

01 mars 2025, 09:46
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031