Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
Viaggi nel tempo per S.Croce Firenze con Digital Humanities

Amerikë-Kansas, famullitari u qëllua për vdekje në konakun e Kishës

Në Kansas vritet një meshtar. Arsyet e krimit nuk njihen akoma

R.SH. / Vatikan

Don Arul Carasala, famullitar i Kishës së Shën Pjetrit e Shën Palit në Seneca, qytet që ndodhet në veri-lindje të Kansasit, u vra, i qëlluar nga një i panjohur, ndërsa ishte në rektoratin e tij. Sipas hetimeve fillestare vrasësi, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, është i moshuar e i panjohur për famullitë. Nuk dihen ende arsyet e këtij gjesti, por policia po heton. Tre të shtëna me armë qëlluan në drejtim të priftit, i cili vdiq pak pasi mbërriti në spital.

Don Arlu Carasala u shugurua meshtar në vitin 1994 në Indi, vendi i tij i origjinës. Kishte kryer shërbimin baritor në Kansas që nga viti 2004. Ishte shtetas amerikan që në vitin 2011, vit në të cilin u emërua famullitar i kishës së Shën Pjetrit dhe Palit në Seneca, qytet me disa mijëra banorë.

Kryeipeshkvi Metropolitan i Kansas City, Joseph Naumann, përmes një postimi në kanalet e tij, në rrjetet sociale, e quajti vrasjen "akt të pakuptimtë dhune" që e la bashkësinë "në dhimbje për humbjen e një prifti të dashur", i cili gjithashtu ishte "mik".

Në të njëjtin postim, Kryeipeshkvi saktësoi se "nuk ka asnjë kërcënim për bashkësinë e besimtarëve, duke pranuar edhe "dhimbjen dhe tronditjen" e shkaktuar nga vdekja e meshtarit: "Atë Carasala, bari i kushtuar dhe i zellshëm, i shërbeu me besnikëri Kryedioqezës sonë për më shumë se njëzet vjet, duke përfshirë edhe dekanin e rajonit Marshall-Nemaha".

04 prill 2025, 14:53
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031