Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Der Stern von Betlehem, Op.164. Cantata natalizia per soli coro e orchestra
Programe Podcast
Kryqi i DBR-ve Kryqi i DBR-ve

Drejt Seulit 2027, Kryqi i DBR-së ndalohet në Bangladesh

Simboli i Ditës Botërore të Rinisë, Kryqi, i dashur nga Papa Wojtyla në vitin 1984, kaloi në Bangladesh. Nëntorin e kaluar iu dorëzua koreanëve në Vatikan, njëheresh me kopjen e ikonës Salus Populi Romani. I pritur me entuziazëm nga mijëra besimtarë, u ndalua në dioqezat e Dinajpur, Rajshahi dhe Dhaka. Gëzimi i bashkësisë katolike vendase: "Rindez angazhimin, për të ndjekur Krishtin". Nga 8 prilli do të jetë në Japoni

R.SH. - Vatikan

Shtegtimi global drejt Seulit i Kryqit, simbol i Ditës Botërore të Rinisë që nga viti 1984, nisi në Vatikan nëntorin e kaluar, me kalimin e simboleve nga portugezët. Tani, në ndalesën e tij në Bangladesh, mijëra katolikë, të rinj, besimtarë me aftësi të kufizuara dhe anëtarë të klerit, e nderuan të prekur thellësisht në shpirt Kryqin e porositur nga Papa Wojtyla, për udhë drejt takimit të vitit 2027 në Korenë e Jugut, me temë "Mos u trembni ‑ unë e munda botën!” (Shih Gjn 16:33).

Që nga mbërritja e tij në Bangladesh, më 27 mars, Kryqi prej druri - i shoqëruar nga kopja e ikonës Salus Populi Romani, ruajtur në Romë -  kaloi dioqezat e Dinajpur, Rajshahi dhe Dhaka, duke u ndezur besimtarëve reflektime të flakta shpirtërore. Prania e tij shoqërohet nga vigjilje lutjesh, himne dhe takime me një mori pjesëmarrësish. Kjo seri ngjarjesh të jashtëzakonshme do të përfundojë më 8 prill, përpara se shtegtimi të vijojë udhën drejt Japonisë.

Për Dip Costa-n, 17 vjeç, nga famullia Tejgaon në Dhaka, prekja e Kryqit ishte "transformuese". "Ndjeva emocion të fortë, lidhje të ngushtë me flijimin e Krishtit. Dhimbja dhe dashuria e tij u shndërruan në të vërteta", pohoi ai, duke i bërë jehonë ndjenjave të të rinjve të panumërt që u rreshtuan për t'u lutur përpara simbolit shenjt.

Koushik Corraya, një tjetër i ri, e puthi Kryqin në kishën e Tejgaon më 4 prill, duke reflektuar mbi kuptimin e tij.

"Ky Kryq është kryqi ynë. Krishti i mbarti mbi të mëkatet tona; t’ia dorëzoj ligështitë e mia, do të thotë të ripërtërij vendosmërinë për të jetuar me besnikëri" -  pohoi ai për AsiaNews.

Mesazhi universal i Kryqit jehoi fuqishëm edhe në bashkësitë e varfra. Nëna e një fëmije me aftësi të kufizuara e përshkroi lutjen e saj me lot në sy: "Iu luta Jezusit të më jepte forcë për të mbajtur kryqin tim, për të duruar betejat dhe për të dashur pa kushte. Prekja e Kryqit më dha shpresë".

Atë Bikash Rebeiro, sekretar i Komisionit për të rinjtë në Konferencën e Ipeshkvijve Katolikë të Bangladeshit (CBCB), pohoi: "Ky Kryq nuk është thjesht dru, është kujtim i gjallë i dashurisë së Krishtit. Kam parë zemra të shndërruara, falë lutjes".

 Gervas Rozario, nënkryetar i CBCB dhe ipeshkëv i Rajshahit, theksoi rolin e Kryqit në frymëzimin e të rinjve vendas. "Kemi fatin ta presim këtë simbol global. Udhëtimi i tij këtu përpara vitit 2027 rindez angazhimin tonë për të ecur në gjurmët e Krishtit" - tha ai gjatë një ceremonie mirëseardhjeje.

Pasi tërhoqi mijëra të devoçëm në Rajshahi dhe Dinajpur, Kryqi mbërriti më 3 prill në Dhaka, ku kremtimet e natës dhe meshët e theksuan praninë e tij. Organizatorët nënvizuan ambientet e pajisura me karriget me rrota, që do të sigurojnë edhe pjesëmarrjen e besimtarëve me aftësi të kufizuara dhe të sëmurëve.

Ndërsa Kryqi niset për në Japoni, katolikët e Bangladeshit e çojnë përpara trashëgiminë e përtëritjes shpirtërore. Për shumë njerëz, kjo vizitë e shkurtër ishte katalizator për fe më të thellë dhe për dëshmi uniteti.

07 prill 2025, 15:02
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031