Kërko

2020.07.07 Anita Gojani. dottoressa albanese kosovara a Monaco diBaviera nel periodo covid-19 2020.07.07 Anita Gojani. dottoressa albanese kosovara a Monaco diBaviera nel periodo covid-19 

Papa: të gjejmë ilaçin për virusin që po gjunjëzon botën

Papa: Pandemisë i duhet dhënë një përgjigjja e dyfishtë: të gjejmё mjekimin për virusin e vogël, që po gjunjëzon mbarë botën, e duhet mjekuar virusin e madh, atё tё padrejtësisë shoqërore. #AudiencaPёrgjithshme.

R.SH. - Vatikan

Pandemisë i duhet dhënë një përgjigjja e dyfishtë: të gjejmё mjekimin për virusin e vogël, që po gjunjëzon mbarë botën, e duhet mjekuar virusin e madh, atё tё padrejtësisë shoqërore. #AudiencaPёrgjithshme.

Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot 19 gusht 20202, duke rikujtuar atё tha sot paradite nga Biblioteka e Pallatit Apostolik, nё Vatikan, gjatё fjalёs sё mbajtur nё audiencёn e përgjithshëm.

Në këtë përgjigje të dyfishtë gjejmë zgjidhjen që, sipas Ungjillit, nuk mund e as duhet të mungojë: është kujdesi i veçantë për të varfërit, – kujtoi Papa Bergolglio e shtoi- E nëse ka strukturat shoqërore të sëmura, i pengojnë të varfërit të ëndërrojnë për të ardhmen, duhet të punojmë së bashku për t’i shëruar, për t’i ndryshuar.

Tё luftojmë Covid-19 dhe pandemitë tjera shoqërore

Koronavirusi  - pati thёnё javёn e kaluar, mё 12 gusht 2020, Papa Françesku -  nuk është e vetmja sëmundje për t’u luftuar, sepse pandemia nxori në dritë një mori sëmundjesh shoqërore. E një prej tyre është vizioni i shtrembër mbi njeriun, një vështrim, që  nuk do t’ia dijë për dinjitetin e njeriut e as për marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.

Prandaj, të gjithë janë të thirrur të mendojnë sërish e seriozisht  për gjendjen aktuale, tё infektuar nga virusi Covid-19, nё tё cilёn gjendet familja mbarё botërore, por edhe pёr viruset tjerë si varfëria, mënjanimi, papunësia që pёrshkojnё vendet mё tё varfёra tё botёs. Kisha ka qenë gjithnjë tejet e vëmendshme për këto çështje, e sot kёto janё ndër sfidat e mëdha për Kishën e për shoqёrinё njerёzore. Tё gjithё, ekonomia dhe rendi shoqëror duhet t’i shërbejnë personit njerëzor.

19 gusht 2020, 17:47