Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Pan and The Birds
Programe Podcast
Un'immagine di Papa Francesco (foto d'archivio)  (© Servizio Fotografico Vaticano) Un'immagine di Papa Francesco (foto d'archivio) (© Servizio Fotografico Vaticano)

Papa: qeveritë t’i kundërvihen pedopornografisë. Është si mafia

Në intervistën dhënë Paris Match, Papa Françesku flet fjalë të rrepta kundër drejtuesve të prodhimit të materialeve pornografike. Për shkandullin e shpërdorimeve të Kishës, përdor fjalën “turp”!

R.SH. - Vatikan

Grupet përgjegjëse për prodhimin e materialeve pornografike “sillen si mafiet, që fshihen e mbrohen”, e “qeveritë duhet të marrin sa më shpejt masa “kundër këtij fenomeni”. Këtë pohon Papa në një intervistë dhënë  Caroline Pigozzi për revistën franceze Paris Match, duke e quajtur njëheresh shkandullin e abuzimeve në Kishë “turp”!

Lufta kundër Covid në favor të më të varfërve

Pyetjes se çfarë mund të bëjë Kisha që lufta kundër Covid të mos shkojë në dobi të disave, siç janë, për shembull, ndërmarrjet farmaceutike që prodhojnë vaksinat, Françesku i përgjigjet duke përshkruar punën e suksesshme të Komisionit vatikanas, krijuar në gjirin e Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, që ka aktivizuar Kishat dhe institucionet e vullnetariatit, në aksione konkrete në luftën kundër pandemisë, në terren.

Disa nga sfidat, në vijim

Papa kujton edhe projektet e ardhshme, “sfidat  e reja”,  për të cilat duhen bërë përgatitje, reformën e Kuries. “Që nga zgjedhja ime në fronin e Shën Pjetrit, u përpoqa të vë në jetë atë që kërkuan kardinajtë gjatë takimeve para konklavit - kujton - Por jo gjithçka është realizuar deri më sot”.

Atë i Shenjtë, po me shëndet, si jeni?

Nuk mungoi as pyetja mbi shëndetin, ndonjë muaj pas operacionit të bërë në Gemelli: “Jam fare mirë - u përgjigj Papa - kaloj një jetë normale e mund të punoj me ritmin e mëparshëm”.

Intervista, në libraritë më 18 nëntorin e ardhshëm, botohet në librin “Pourquoi eux”(Pse ata), shtypur nga Shtëpia Botuese Plon. Në të Caroline Pigozzi kujton takimet e saj me Papët, krerët e Shtetit e personalitetet e tjera. 

11 nëntor 2021, 11:57
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930