Kush nuk e gjeti Qiellin mbi dhe…
R.SH. - Vatikan
Ta pranosh vogëlsinë - kujtoi Papa në homelinë e Meshës të Natës së Krishtlindjes - do të thotë edhe diçka tjetër: ta rrokësh Jezusin në të vegjlit e sotëm. Ta duash në të fundmit, t’i shërbesh në të braktisurit. Janë ata që i ngjasin më shumë Krishtit, i cili lindi sonte mes nesh fare i varfër. E ndër ta dëshiron ta nderojmë. Një frikë e vetme na mundon në këtë natë: frika se mund ta plagosim dashurinë e Zotit duke i përbuzur të varfërit me indiferencën tonë. Janë të zgjedhurit e Jezusit, që do të na presin një ditë te Portat e Qiellit”.
Këtë kujtoi Papa, për të cituar më pas pak vargje të një Poeteshe të mirënjohur, që e ka shumë për zemër, ndaj e citon shpesh:
Kush nuk e gjeti Qiellin mbi dhe…
(Përkthyer lirshëm)
Kush nuk e gjeti qiellin këtu poshtë - përmbi dhe-
S’ka për ta gjetur as atje lart, në qiell:
Se engjëjt shtëpinë e marrin me qira
pranë strehëve tona,
ngado që bredhim!
Në origjinal, anglisht:
Who has not found the Heaven
Who has not found the Heaven – below –
Will fail of it above –
For Angels rent the House next our’s,
Wherever we remove –
E. Dickinson, Poems, XVII).