Lutja e Papës Shën Jozefit: mbroje kë ikën nga lufta, urrejtja, uria, pandemia
R.SH. - Vatikan
Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme të fundvitit 2021, Papa Françesku u dhuroi besimtarëve një lutje të re, drejtuar fatit të Marisë, Shën Jozefit, të cilit ia besoi të gjithë të persekutuarit e sotëm:
“O Shenjti Sh’Jozef,
ti që provove vuajtjet e njeriut në ikje
për të shpëtuar jetët e njerëzve më të dashur,
mbroji të gjithë ata, që ikin nga shkaku i luftërave,
i urrejtjes, i urisë.
Shtrijua dorën në çaste të vështira,
jepu shpresë,
bëj të gjejnë mikpritje e solidaritet.
Priju hapave të tyre e hapi zemrat e njerëzve,
që mund t’u japin ndihmë e shpresë”. Amen!
Lutje e thjeshtë, që përmbledh fjalët e “Patris Corde”, Letra me të cilën Papa pati hapur, më 8 dhjetor 2020, Vitin kushtuar Shën Jozefit.
Lutje kolektive
Me lutjen e sotme, Papa Françesku kërkon që kjo, drejtuar e fatit të Marisë të mos mbetet vetëm lutje personale, por që të gjithë besimtarët t’i drejtohen Atij në këtë 2022 e t’i vënë në duart e tij shpresat e vështirësitë e “atyre, që janë viktima të rrethanave armiqësore e që ndjehen të shkurajuar e të braktisur nga e gjithë bota, në mëshirën e varfërisë e të sëmundjes vdekjeprurëse, që vijon.
Ndaj edhe Papa vijon t’i drejtojë Zotit - përmes Shën Jozefit - lutjen tjetër, të përgjëruar, që ka të bëjë me fatet e mbarë botës, të cilën Papa ia beson gjithëpushtetit hyjnor:
“Të lutemi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur për ne e për gjithë njerëzit; që të marrë fund pandemia e të mund të gëzojmë paqe në zemrat tona, në familjet tona, në shoqëri e në botë”.
Kështu u shpreh Papa në përshëndetjet drejtuar në italisht, shtegtarëve polakë gjatë audiencës së përgjithshme. Ta bëjmë tonën këtë lutje të shkurtër, e cila përmbledh dëshirat e mbarë njerëzimit!