Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast
Në spitalin e Casoria-s, Napoli, administruar nga kamilianët Në spitalin e Casoria-s, Napoli, administruar nga kamilianët

Dita Botërore e të Sëmurit, Papa: të sigurojmë kura për të gjithë

Lutja për ata që vuajnë dhe për ata, që u shërbejnë. Fjalët e Françeskut në audiencën e përgjithshme i paraprijnë Ditës, që Kisha ia kushton të sëmurëve, më 11 shkurt. Fratel Carlo Mangione: të sëmurët janë pasuria më e çmuar e Kishës

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku u drejtohet “të sëmurëve të dashur” dhe gjithë atyre, që punojnë në frontin shëndetësor e shpirtëror, krah tyre, vetëm 48 orë para Ditës Botërore të të Sëmurit, që Kisha e kremton më 11 shkurt. Në audiencën e përgjithshme, në Sallën Pali VI, në Vatikan, Ati i Shenjtë lutet e uron:

“Të gjithëve t’u sigurohen kurat shëndetësore dhe shoqërimi shpirtëror. Të lutemi për këta vëllezër e motra, për familjarët e tyre, për punonjësit shëndetësorë dhe baritorë e për të gjithë ata, që kujdesen për të sëmurët”.

Sot, ashtu si në mesazhin për këtë Ditë, e 30-ta kushtuar të sëmurëve, Papa Françesku vë në dukje drejtimin e trefishtë, nëpër të cilin kalon kujdesi për njerëzit, që vuajnë. Këshillon të dëgjohen, të tregohet kujdes e mëshirë për ta nga ana e punonjësve shëndetësorë, megjithëse kjo shpesh nuk është e lehtë.

Në të sëmurët, prania e Krishtit

 Pikërisht më 11 shkurt, në spitalin e Zojës së Dhimbshme në Casoria të Napolit, do të fillojë “Sinodi në repart”, organizuar nga rregulltarët kamilianë për të reflektuar, për t’u lutur e për të dëgjuar dhimbjen e shpresat e të sëmurëve, me sigurinë se vdekja nuk e ka fjalën e fundit. Drejtori i Zyrës së Komunikimit shoqëror të kamilianëve dhe i vetë spitalit të Casoria-s, fratel Carlo Mangione, nënvizon në mikrofonin e Vatican News se Dita Botërore e 11 shkurtit na ndihmon të kuptojmë që të sëmurët përfaqësojnë praninë e gjallë të Jezu Krishtit mes nesh, ndërsa kujdesi për ta, udhën e shenjtërimit për secilin prej nesh. Ta dëgjojmë…

Dita Botërore e të Sëmurit është si të ndezësh dritat mbi pasurinë më të çmuar të Kishës: të sëmurët e të vuajturit. Kisha përkujton se i do këta vëllezër, siç ndodh në një familje. Shën Kamili i quante të sëmurët “zotërinjtë dhe padronët tanë”. I sëmuri na kujton thelbin e jetës e, sidomos, na nxit të shkëputemi nga disa gjëra të kësaj bote: të dallojmë ç’është relative e ç’është absolute, duke i dhënë orientimin e vërtetë jetës, për të cilën jemi të thirrur. Nganjëherë, ka rrezik t’u japim tepër rëndësi gjërave relative e shumë më pak, atyre absolute. Këta vëllezër janë prania e Jezusit sot në histori. Krishti ka thënë: “isha i sëmurë e erdhët të më shihni”. E Sinod do të thotë të ecësh bashkë me Jezusin e pranishëm ndër të sëmurët e të varfërit.

Mesazhi i Papës Françesku për këtë Ditë, “Të jeni të mëshirshëm, ashtu siç është i mëshirshëm Ati juaj qiellor”, është nxitje për të qenë dëshmitarë të besueshëm të Ungjillit, edhe në këtë kohë pandemie…

Mesazhi i Papës Françesku na fton të jemi shenjë e mjet i mëshirës. Kur Ati i Shenjtë flet për struktura katolike, i quan bujtina të Samaritanit të Mirë. Këto vende e bëjnë Ungjillin të besueshëm dhe i japin flatra fantazisë së bamirësisë. E kemi provuar këtë gjatë pandemisë, përmes videotelefonatave, çasteve të përbashkëta në distancë me rastin e ditëlindjeve. Lidhje tejet të rëndësishme, për t’u dhënë mundësinë të sëmurëve të kenë kontakte me familjarët. Shën Kamili donte të kishte 100 krahë për të lehtësuar dhimbjet e shumë vëllezërve të sëmurë. Punonjësit shëndetësorë kanë qenë e janë në çdo çast nëpër reparte pikërisht ato 100 krahët e Shën Kamilit, i cili, pas më se katër shekujsh, vazhdon të na japë një mesazh e një mësim aktual.

09 shkurt 2022, 13:05
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031