Kërko

Papa Françesku ndjek i ulur funeralin e kardinalit Barragan Papa Françesku ndjek i ulur funeralin e kardinalit Barragan 

Françesku anulon impenjimet e sotme, për shkak të dhimbjes së gjurit

Papa, njoftoi Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e ndërpreu veprimtarinë e sotme, për shkak të dhimbjes së gjurit. Këto ditë do të merrte pjesë edhe në Këshillin e Kardinajve

R.SH. – Vatikan

Ditë të mundimshme për Papën Françesku, i cili po duron prej kohësh një dhimbje gjuri, e cila ndikon në impenjimet dhe në kontaktet e tij me njerëzit, siç ndodhi edhe gjatë Javës së Madhe e gjatë asaj, që sapo kaloi. Mëngjesin e sotëm, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, “për shkak të dhimbjes në gju, sipas këshillave mjekësore”, Ati i Shenjtë “ndërpreu veprimtaritë e planifikuara për sot, përfshirë pjesëmarrjen në Këshillin e Kardinajve”, mbledhur këto ditë.

Të shtunën e kaluar, në përfundim të simpoziumit të Shoqatës “Fiat”, Papa u kërkoi paraprakisht falje të pranishmëve, pasi do t’i përshëndeste ulur. “Kjo dhimbje në gju – pati thënë – nuk më lejon të rri shumë në këmbë”. E dje, Papa 85-vjeçar pati një ditë të ngjeshur me takime e audienca, që natyrisht, kontribuan në keqësimin e gjendjes së gjurit.

26 prill 2022, 14:32