Kërko

Papa në Kanada Papa në Kanada

Dita e katërt e takimeve të Papës Françesku në Kanada, gjatë shtegtimit të 37-të apostolik

Në orën 10.00 (me orën kanadeze), pasdite në Evropë, Papa kremtoi meshën në Bazilikën e Shën Anës së Beaupreé, vendi më i lashtë i shtegtimit për kanadezët. Më pas, kur në Evropë të jetë natë, Ati i Shenjtë do të kremtojë Mbrëmësoren me ipeshkvijtë, meshtarët, diakonët, rregulltarët, seminaristët dhe laikët, në Katedralen e Notre-Dame

R.SH. - Vatikan

Dita e katërt e shtegtimit të 37-të apostolik të Papës Françesku (e pesta nëse llogarisim edhe të dielën, që Papa e kaloi kryesisht në avion) e gjen Atin e Shenjtë në Québec, etapa e dytë e udhëtimit të tij pendestar për t’u qëndruar pranë indigjenëve të Kanadasë. Në orën 10.00 (me orën kanadeze), pasdite në Evropë, Papa kremtoi meshën në Bazilikën e Shën Anës së Beaupreé, vendi më i lashtë i shtegtimit për kanadezët. Më pas, kur në Evropë të jetë natë, Ati i Shenjtë do të kremtojë Mbrëmësoren me ipeshkvijtë, meshtarët, diakonët, rregulltarët, seminaristët dhe laikët, në Katedralen e Notre-Dame. Këtu përfundon kjo etapë, pasi nesër Françesku do të niset për në Iqaluit, pas dy takimeve në kryeipeshkvi: i pari, privat, me disa anëtarë të Shoqërisë së Jezusit, i dyti, me një delegacion indigjenësh, të pranishëm në Québec.

28 korrik 2022, 11:32