Guximi krijues, mikpritja dhe entuziazmi misionar
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku priti në Vatikan komunitetin Shalom, i cili i përkushtohet me vëmendje të veçantë pritjes dhe apostullimit të tё rinjve. "Komuniteti juaj karakterizohet që në fillim nga guximi krijues, pritja dhe një shtysë e madhe misionare". Papa Françesku e kujtoi këtë duke iu përgjigjur pyetjeve që iu drejtuan gjatë takimit me komunitetin katolik Shalom, nё audiencën e paradites, në sallën Pali VI nё Vatikan, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të kёtij komuniteti.
Papa përshkoi historinё e shkurtër të komunitetit Shalom, i cili u themelua nё Fortaleza, nё Brazil, mё korrik 1082, me nismёn e Moysés Louro de Azevedo Filho, dhe më pas u tha tё pranishmëve nё audiencё: “Komuniteti juaj është katolik sepse, mes tjerash, ka ecur gjithmonë krah për krah me barinjtët e Kishës. Kjo është shumё e rëndësishme. Mos u largoni nga barinjtë e Kishёs. Ku është bariu, aty është Jezusi. Madje, ne duhet tё jemi barinj të Jezusit". Një ftesë kjo shumë e rëndësishme për komunitetet që shumë shpesh mendojnë se mund ta jetojnë jetën e tyre shpirtërore përtej Kishës si institucion.
Papa Françesku nё takimin me Komunitetin Shalom, me rastin e 40-vjetorit tё themelimit, vlerësoi tiparet e "guximit krijues, mikpritjes, entuziazmit misionar" qё karakterizojnë kёtё komunitet, e bisedoi gjatë me fëmijët, të rinjtë dhe misionarët, të cilëve Ati i Shenjtё u kujtoi rëndësinë e liturgjisë dhe bukurinё e protagonizmit rinor dhe kërkoi që tiparet dalluese të komunitetit katolik Shalom të mbahen gjallë e tё përforcohen mё tej.
Më pas, Papa rekomandoi "përgjegjësi dhe maturi" për të shmangur çdo formë ndërhyrjeje në ndërgjegjen personale" dhe pёr të siguruar që "format e ndryshme të jetës së përbashkët, brenda komunitetit tuaj, ndёrmjet jush, të mbrojnë gjithmonë autonominë e duhur dhe larmin e profesioneve të ndryshme: meshtarët, çiftet e martuara dhe ata që kanë bërë një zgjedhja tё beqarisë a celibatit për tё mirёn e misionit, gjithmonё nё shёrbim tё Zotit e tё njeriut.