Kërko

Zaporizhzhia, Ukrainë Zaporizhzhia, Ukrainë

Françesku, në audiencën e përgjithshme: paqe për Ukrainën e torturuar!

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi përsëri tragjedinë e luftës në Evropën Lindore. E duke rikujtuar Shën Françeskun, që u kremtua dje nga Kisha, ftoi për t’i përngjarë “në dashurinë dhe kundrimin e Kryqit"

R.SH. - Vatikan

Mendimi i Papës në përshëndetjet drejtuar shtegtarëve pas katekizmit të audiencës së përgjithshme, shkoi përsëri në “Ukrainën e torturuar”. Kujtoi dhe Shën Françeskun e Asizit, Pajtor i Italisë,  që u kremtua dje nga Kisha.

Lutja për paqen në Ukrainë

Edhe në përshëndetjen e tij drejtuar besimtarëve të gjuhës polake, duke kujtuar Shën Faustina Kovalskën, kremtuar sot nga liturgjia, Françesku   ftoi për të mos e harruar Ukrainën në flakë. Përmes Shenjtores - pohoi - “Zoti e ftoi botën ta kërkojë shpëtimin në mëshirën e Tij. Po e kujtojmë këtë pikërisht sot, duke menduar për luftën në Ukrainë. Siç pohova të dielën e kaluar në lutjen e Engjëllit të Tënzot, ne besojmë në mëshirën e Zotit, e cila mund t’i ndryshojë zemrat, si dhe në ndërmjetësimin e amtar të Mbretëreshës së Paqes”.

T’i ngjasim Shën Françeskut në dashuri

Papa bëri edhe një ftesë tjetër: ftesën për t’i ngjarë Françeskut të Asizit, kremtuar dje:

“Shembulli i tij i lëshimit të plotë në krahët e Zotit, i shërbimit ndaj njerëzve dhe i vëllazërimit me krijesat” - uroi Papa – “ ju priftë në udhën tuaj!”.

Ndërsa në përshëndetjen e zakonshme drejtuar të rinjve, të sëmurëve, të moshuarve dhe të porsamartuarve, nxitja e Papës ishte: “uluni në bankat e shkollës së Shën Françeskut, “duke i përngjarë në dashuri dhe në kundrimin e Kryqit”.

05 tetor 2022, 13:13