Kërko

Njih vetveten Njih vetveten

Njihe veten!

Nxitja e përdorur gjatë audiencës së përgjithshme nga Papa, cituar nga lashtësia greke, vijon të ketë vlerë të madhe aktuale!

R.SH. - Vatikan

Nxitja “njihe veten” (në greqishten e vjetër γνῶθι σαυτόν, gnōthi sautón, a γνῶθι σεαυτόν, gnōthi seautón) është shprehje e lashtë greke, e gdhendur në tempullin e Apollonit, në Delfi.

Fraza përkatëse latine është “nosce te ipsum”. Versioni temet nosce përdoret edhe në latinisht.

Origjina 

E bazuar në veprën e Porphyry Sul "njih veten”, ka disa origjina të mundshme, të ndryshme:

• mund të jetë krijuar nga Femonoe (ish Pythia, priftëreshë e Delfit) ose nga Fenotea;

•  nga një prej shtatë njerëzve të mençur, ndërmjet të cilëve, Thales, Chilo ose Biante;

• ka shumë mundësi të jetë shqiptuar nga orakulli Delphic (prandaj i atribuohet vetë Apollonit) në përgjigje të një pyetjeje bërë nga Chilo;

• u shkrua në fasadën e tempullit të Apollonit në Delphi, kur ai u rindërtua në gur, pasi u shkatërrua.

Studiuesit, megjithëse me disa dallime, pajtohen se me këtë shprehje Apolli i këshilloi njerëzit “të njohin kufizimet dhe fundin e tyre”.

Në “Prometheun e lidhur” të Eskilit, Oqeani e këshillon Prometeun me një shprehje analoge:

“Dua të të jap këshillën më të mirë, edhe pse dihet që je dinak. Duhet ta dish gjithmonë kush je (γίγνωσκε σαυτὸν) dhe t’u përshtatesh rregullave të reja: sepse ky tiran që sundon mes perëndive, është i ri. Nëse hidhni fjalë  arrogante, Zeusi mund t’i dëgjojë ato menjëherë, edhe pse froni i tij është shumë më i lartë: dhe atëherë dhimbja që vuani tani, do t’ju duket si lojë fëmijësh”.

(Eskili, Prometheu i lidhur)

Dhe pikërisht tek kjo vepër lexojmë shprehjen delfike në formën më të njohur greke: γνῶθι σεαυτόν (gnōthi seautón), komentuar kështu: “njih vetveten dhe  kupto sa pak vlen para Zeusit”.

05 tetor 2022, 13:18