Papa: te Koncili II i Vatikanit pёr njё Kishё tё pasur me Jezusin e tё varfër në mjete

Në Bazilikën e Vatikanit, ku filloi asambleja konciliare 60 vjet më parë, Papa Françesku kryesoi, sot pasdite, kremtimin solemn Eukaristik në prani të komuniteteve të tjera të krishtera dhe bёri thirrje pёr t’u kthyer te Koncili II i Vatikanit e kapërcyer tundimin e vetëmjaftueshmërisë, Kisha tё jetё e lirë dhe çliruese, e vëmendshme ndaj më të varfërve dhe e përqendruar mbi Krishtin.

R.SH. - Vatikan

Në Bazilikën e Vatikanit, ku mё 11 tetor 1962 filloi asambleja konciliare, 60 vjet më parë, Papa Françesku kryesoi, sot pasdite, kremtimin solemn Eukaristik në prani të komuniteteve të tjera të krishtera dhe bёri thirrje pёr t’u kthyer te Koncili II i Vatikanit e kapërcyer tundimin e vetëmjaftueshmërisë, kёrkoi qё Kisha tё jetё e lirë dhe çliruese, e vëmendshme ndaj më të varfërve dhe e përqendruar mbi Krishtin.

T’i shmangemi tundimin për të "vënë axhendat tona përpara Ungjillit" e tё shikojmё Kishën "me sytё e dashuruar tё Zotin". Për Papёn Françesku, kjo është trashëgimia e Koncilit të Dytë të Vatikanit që Kisha sot ёshtё e thirrur të jetojë duke kapërcyer polarizimet.

"Le të rizbulojmë Koncilin e Dytё Ekumenik tё Vatikanit për t'ia rikthyer primatin Zotit, për t’i zbuluar pёrsёri gjërat thelbësore: një Kishë të përshkuar thellësisht nga dashuria për Zotin e saj dhe për të gjithë njerëzit e dashur prej Tij; për tё zbuluar një Kishë që është e pasur me Jezusin dhe e varfër në mjete; njё Kishë tё lirë dhe çlirimtare”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku nё predikimin e Meshёs solemne që kryesoi sot pasdite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, me rastin e 60-vjetorit të fillimit të Koncilit të Dytë Ekumenik të Vatikanit.

"Kisha nuk e kremtoi Koncilin për tё admiruar vetveten, por për t'u dhuruar tё tjerёve. Në fakt, Nëna jonë e shenjtë hierarkike, e dalë nga zemra e Trinisë, ekziston për të dashur. Është një popull meshtarak (krh. Lumen gentium, 10 ss.): Nuk duhet të shquhet në sytë e botës, por t'i shërbejë botës. Të mos e harrojmë kёtё: Populli i Zotit lind ekstrovers dhe rinohet, sepse është sakrament i dashurisë, "shenjё dhe instrument i bashkimit intim me Zotin dhe i unitetit të mbarë racës njerëzore" (Lumen gentium, 1)".

“Gjithmonë ekziston tundimi për të filluar nga vetja dhe jo nga Zoti, për t'i vënë axhendat tona përpara Ungjillit, për ta lënë veten të rrëmbehemi nga era e botës duke  ndjekur modën e kohës ose të refuzojmё kohën që Dashuria e Zotit na jep për tё kthyer e shikuar mbrapa - tha Papa - Por të kemi kujdes: edhe progresizmi që i afrohet botës, edhe tradicionalizmi që vajton për një botë të kaluar, nuk janë prova dashurie, por pabesie”.

Ftesa e Papa Françeskut është e drejtpërdrejtë: të kthehemi te Koncili, të jemi një Kishë gëzimi dhe e dashuruar me Jezusin, sepse "një Kishë e dashuruar me Jezusin nuk ka kohë për përplasje, helme dhe polemika". Dhe përsëri tё  kthehemi te Koncili, për t’i kapërcyer ndarjet. Sepse, pohoi Papa, “sa herë, pas Koncilit, të krishterët kanë punuar shumë për të zgjedhur një pjesë a njё anё në Kishë, pa e kuptuar se po ia grisin zemrën Nënës së tyre! Sa herë kemi preferuar të jemi 'mbështetës të grupit tonë' në vend qё jemi të shërbëtorë të të gjithëve, progresistë dhe konservatorë në vend qё jemi të vëllezër dhe motra, 'të krahut të djathtë' ose 'të majtë' në vend qё tё jemi të Jezusit; sa herё jemi ngritur si 'ruajtës të së vërtetës' ose 'solistë të risisë', në vend që ta njohim veten si fëmijë të përulur dhe mirënjohës të Kishës së Shenjtë Nënë".

"Vëllezër, motra, le t'i kthehemi Koncilit, i cili ka rizbuluar lumin e gjallë të Traditës pa ngecur në tradita; Koncili që ka gjetur burimin e dashurisë pёr të mos mbetur tё palëvizshëm nё maje tё njё diçkaje, por që Kisha të zbresë në rrjedhën e jetës reale tё njerëzve dhe të jetë kanali i mëshirës sё Zotit për të gjithë - shtoi Papa Françesku - Le të kthehemi te Koncili për të dalë nga vetja dhe për të kapërcyer tundimin e vetёmajftueshmёrisё e vetëreferimit”. Tё kthehemi te Koncili pёr njё Kishë të bashkuar, plot gëzim, pa polarizim dhe pa çarje.

11 tetor 2022, 21:09