Pas Bahreinit, Papa në Shën Marinë e Madhe për ta falënderuar Zojën
R.SH. - Vatikan
Menjëherë pas mbërritjes në Romë-Fiumicino, në kthim nga Mbretëria e Bahreinit, Papa Françesku shkoi si zakonisht në Bazilikën e Zojës së Madhe për t'u lutur përpara ikonës së Virgjërës Salus Populi Romani. Papa falënderoi Zojën për udhëtimin e tij të 39-të apostolik, të cilin ia pati besuar më 2 nëntor, gjatë vizitës së 100-të në Bazilikën Liberiane, në fillim të shtegtimit.
“Sot pasdite, duke u kthyer nga Bahreini, si zakonisht në fund të çdo udhëtimi apostolik, Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u ndal në lutje përpara ikonës së Virgjërës Salus Populi Romani. Në fund të vizitës, Papa Françesku u kthye në Vatikan”, thuhet në një notë të publikuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit.