Peshkimi: Papa, të respektohen të drejtat e peshkatarëve
Papa, në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme, kujtoi edhe peshkatarët, duke u ndaluar tek ndihmesa e jashtëzakonshme që sjellin, me flijime jo të pakta, për ushqimin njerëzimit.
R. SH. - Vatikan
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa nuk i harroi peshkatarët dhe ndihmesën e tyre, posaçërisht në rrethanat e vështira të sotme. Duke kujtuar Ditën Botërore të Peshkimit, që u festua pardje, kërkoi respektimin e të drejtave e punonjësve të deteve të cilët “me punën e tyre kontribuojnë në sigurinë ushqimore, ushqyerjen dhe pakësimin e varfërisë në botë”.
23 nëntor 2022, 13:25