Kërko

Papa Francesco saluta Papa emerito Benedetto XVI nell'incontro in una delle ultime visite nel Monastero 'Mater Ecclesiae 'all’interno dei Giardini Vaticani Papa Francesco saluta Papa emerito Benedetto XVI nell'incontro in una delle ultime visite nel Monastero 'Mater Ecclesiae 'all’interno dei Giardini Vaticani

Papa: të lutemi për Benediktin XVI: shumë i sëmurë, e mbështet Kishën në heshtje

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Françesku u kërkoi besimtarëve "lutje të veçanta" për paraardhësin e tij 95-vjeçar: "Zoti e ndihmoftë deri në fund në këtë dëshmi dashurie për Kishën". Ftesa e Papës Françeskut për lutje – e bërë sërish edhe përmes Twitter-it – u pranua një zëri nga besimtarët dhe personalitete kishtare në vendlindjen e tij në Gjermani dhe kudo në botë. botë.

R.SH. / Vatikan

Ndërmjet përshëndetjeve drejtuar besimtarëve italianë në Sallën Pali VI, në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke u shkëputur nga teksti i shkruar, Françesku u kërkoi besimtarëve të pranishëm një ndjet shumë të posaçëm: "Një lutje të veçantë për Papën e Nderit Benedikti, që po mbështet Kishën në heshtje të plotë”. "Është shumë i sëmurë. Kujtojeni! - tha Papa - duke i kërkuar Zotit ta ngushëllojë dhe ta mbështesë në dëshminë e dashurisë për Kishën, deri në fund të fundit”.

Në Mater Ecclesiae

Papa Françesku u ndaluan me pak fjalë, tek gjendja e rëndë shëndetësore e Benediktit, i cili më 16 prillin e kaluar mbushi 95 vjeç. Joseph Ratzinger, prej disa muajsh pas heqjes dorë nga papnia, në shkurt 2013, vazhdon të jetojë në Manastirin Mater Ecclesiae, në Kopshtet e Vatikanit. I ndihmuar nga Memores Domini, gra kushtuar shërbimeve të kësaj natyre, dhe nga sekretari i tij personal, Imzot Georg Gänswein, vitet e fundit i ka kaluar me lutje, muzikë, studim dhe lexim.

Lidhja e Françeskut me Benediktin

Françesku ka folur në një mori rastesh për lidhjen me paraardhësin e tij, të cilin në Engjëllin e 29 qershorit 2021, përvjetor i shtatëdhjetë i shugurimit meshtarak të Ratzinger-it, e quajti "baba" dhe "vëlla". Që nga fillimi i papnisë së tij, Papa Françesku nisi 'traditën' e takimit me Papën e Nderit, duke filluar me vizitën e parë historike. Kur sapo qe zgjedhur, mbërriti me helikopter në selinë e  Castel Gandolfos, ku strehohej Benedikti disa javë përpara se të shpërngulej në Vatikan. Për vizitë në ditët solemne të Krishtlindjeve, të Pashkëve ose me rastin e Koncistoreve me kardinajtë e rinj, Françesku nuk e harroi kurrë gjestin e afërsisë dhe të mirësjelljes: ishte gjithnjë i pranishëm në Manastirin e Vatikanit për urime dhe përshëndetje të përzemërta.

Ndërkohë, ftesa e Papës Françeskut për lutje – e bërë sërish edhe përmes Twitter-it – u pranua një zëri nga besimtarët dhe personalitetet kishtare në vendlindjen e tij në Gjermani dhe kudo në
botë.

28 dhjetor 2022, 11:02