Sudani i Jugut, Papa: kushdo që ndjek Krishtin zgjedh paqen, gjithmonë
R.SH – Vatikan
Ajo kulmon me lutjen ekumenike dita e dytë e Papës Françeskut në Sudanin e Jugut. Një moment i shumëpritur ishte edhe ai që u mbajt sot në mauzoleumin "John Garang" në Juba për t'i kërkuar e lutur Zotit dhuratën e paqes për kombin e ri të copëtuar nga konflikte të ndryshme.
Mbi 50,000 besimtarë të komuniteteve të ndryshme të krishtera qenë mbledhur në sheshin përpara mauzoleumin "John Garang" në Juba, të heshtje dhe në lutje, duke dëshmuar se komunitetet e krishtera, prej vitesh janë të angazhuar në procesin e të pajtimit dhe janë pranë popullsisë së Sudanit të Jugut që po përballet me një krizë të rëndë humanitare - me mbi 2 milionë persona të zhvendosur brenda vendit dhe me 2.3 milionë sudanezë të Jugut të detyruar të ikin në shtetet fqinje.
Një situatë që është e rënduar edhe më tej nga thatësira, përmbytjet në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe problemeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19, e cila ka penguar dërgimin e ndihmave humanitare ndërkombëtare nga e cila varen gati 9 milionë sudanezë të Jugut. I pranishëm në takimin e lutjen ekumenike edhe Presidenti i Republikës Salva Kiir Mayardit. Në takim morrin pjesë, së bashku me Papën, kryepeshkvi i Canterbury-t, Justin Welby dhe moderatori i Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë, Iain Greenshields, të cilët i janë bashkuar udhëtimit apostolik të Papës në Sudanin e Jugut për këtë shtegtim ekumenik të paqes.