Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Cristobal de Morales: Lamentabatur Jacob, a
Programe Podcast

Spei satelles: sot, fjalët e Papës përshkojnë kozmosin

Sateliti që mban nanolibrin me fjalët e shpresës, shqiptuar nga Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në vitin 2020, kur njerëzimi përballej me fazën më akute të pandemisë së koronavirusit, u nis nga baza Vanderberg e Kalifornisë. Në orbitën e vet, Cubesat, i realizuar nga Politeknikumi i Torinos, transmeton disa nga mesazhet e shpresës së Françeskut, të cilat mund të kapen nga radioamatorët e gjithë botës. Nisma promovohet nga Dikasteri për Komunikimin

R.SH. – Vatikan

Një fjalë shprese mund të jetë tejet e shkurtër, por mund të arrijë këdo dhe kudo, madje edhe në hapësirë. Kështu ndodhi dje në mesditë (me orën evropiane), kur fjalët e Papës, që ngushëlluan njerëzimin gjatë pandemisë, shqiptuar në vetmi nga Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit të lagur nga shiu, më 27 mars 2020, u nisën në orbitë rreth tokës nga baza kozmike Vandenberg e Kalifornisë, në formën e një nanolibri, transportuar nga një satelit.

Punë skuadre

Spei Satelles, "rojtari i shpresës": kështu quhet misioni kozmik, promovuar nga Dikasteri vatikanas për Komunikimin, koordinuar nga Agjencia Italiane Kozmike, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kërkimore (CNR), e cila krijoi nanolibrin, me Politeknikumin e Torinos, që ndërtoi satelitin dhe me studentët e Institutit Universitar Salezian të Venedikut (IUSVE), të cilët realizuan logon e kësaj ngjarjeje. Koordinimi baritor dhe kulturor iu besua apostullimit dixhital të Torinos.

Fjalët e Papës në pak milimetra

Nanolibri është një pllakë e vogël silikoni afërsisht dy me dy milimetra, e cila ka të gdhendur në kod binar mesazhin dhe pamjet e Papës në Statio Orbis të vitit 2020. Kodi binar s’është tjetër veçse mjeti për “përkthimin” në gjuhën dixhitale të fjalëve të Atit të Shenjtë. Ndërkaq, Cubesat 3U, sateliti i projektuar nga Politeknikumi i Torinos, është një paralelopiped me përmasa 34x10x10 centimetra dhe me peshë gati tre kilogramë. Jashtë mbulohet me panele diellore për furnizimin me energji elektrike, ndërsa brenda, përveç nanolibrit, ka dy kompjuterë, një bateri, sensorë për matje, magnetë të vegjël për stabilizim dhe dy sisteme komunikimi me frekuencë ultra të lartë UHF. Këta të fundit do të transmetojnë, përmes dy antenave, mesazhet e shpresës së Papës Françesku, të cilat mund të kapen nga radioamatorët e gjithë botës. Sateliti rrotullohet rreth Tokës në një lartësi prej 525 kilometrash. Emri i atyre, që do të regjistrohen në faqen zyrtare të Spei Satelles, për të dhënë një mesazh shprese dhe vëllazërimi për të gjithë, do të mbetet në një mikroçip shtesë të satelitit.

Gjest vëllazërimi dhe shprese

I gjithë misioni, thuhet në faqen zyrtare të Spei Satelles është "gjest i fuqishëm, universal, gjithëpërfshirës, që i bën thirrje njerëzimit për shpresë dhe për nevojën e veprimeve konkrete, materiale e shpirtërore si ai i Papës në atë shesh bosh”. Është gjithashtu dëshmi për faktin se sa frytdhënëse mund të jenë marrëdhëniet ndërmjet shkencës, teknologjisë dhe fesë, e sa gjithpërfshirëse mund të bëhen, duke pasur parasysh sidomos numrin e të rinjve, të cilët bashkëpunuan idelisht me Papën në këtë projekt. Misioni i përgjigjet edhe “nevojës, në këto kohë lufte, për një thirrje të fuqishme në favor të paqes, vëllazërimit e bashkëpunimit”. Është “teknologji simbolike, që kthehet në farë shprese”.

13 qershor 2023, 13:10
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031