Papa Françesku lutet për viktimat e rrëshqitjes së dheut në Gjeorgji
R. SH. - Vatikan
Nga Lisbona, në skenën e Parque Tejo, ku kremtonte lutjen e Engjëllit, së bashku me një milion e gjysmë të rinj, Papa kujtoi viktimat e "ortekut tragjik" që ditët e fundit dëmtoi rëndë rajonin e Raçës, në Gjeorgji dhe siguroi se lutet për popullsinë në këto çaste tronditëse:
“I shoqëroj familjarët me afërsi, Zoja e Bekuar i ngushëlloftë dhe i ndihmoftë edhe ekipet e shpëtimit”
Papa pohon edhe se është “pranë Patriarkut Ilia II, të cilin e quan “vëllai im”.
Të vdekur dhe të zhdukur
Dy ditë më parë rrëshqitja e dheut dëmtoi një vendpushim turistik në zonën malore Shovi të Gjeorgjisë veriperëndimore, 140 km nga kryeqyteti Tbilisi, i famshëm për pyjet e tij të dendura dhe burimet e ujit mineral. Të paktën 17, të vdekurit e gjetur në zonën e katastrofës, siç raportojnë zyrtarët lokalë, të cilët flasin edhe për dhjetëra të zhdukur. Më shumë se 200 persona u larguan nga zona, ku ekipet po punojnë për të lëvizur dheun dhe për të mbledhur mbeturinat.