Lutja e Papës dhe e klerit francez në Bazilikën Notre Dame de la Garde
R.SH. - Vatikan
O Shën Mari Virgjër, po të drejtohem me lutje,
Ty, që këtu të quajnë Zoja e Rojes.
Ti më tregon Birin tënd
E, Ai më thotë: “Ja nëna jote”.
Jam e dua të mbetem biri Yt.
Ma mbro shëndetin e shpirtit e të trupit,
mbrojua edhe atyre, që i kam për zemër.
Na ndihmo të jemi të përkushtuar në fenë,
me të cilën jemi pagëzuar
e, të kemi respekt për gjithçka
na kërkon Biri Yt.
Bëj t’i duam njerëzit rreth nesh,
na e bëj këtë dhuratë.
Dashuria jonë rrezatoftë mirësi,
mirëkuptim e ndjesë.
Na ndihmo t’u shërbejmë gjithmonë
e më mirë vëllezërve.
Na e mbaj dorën në sprova.
Mbroji të gjithë ata, që vuajnë
në trup e në shpirt.
O Virgjër e Rojes,
O Nëna ime e qiellit,
ty të drejtohem me zemër fëmije.
Lutju për ne Birit tënd Jezus.
Na nxirr prej Tij hirin për ta dashur gjithnjë e më shumë
e për t’i ngjarë çdo ditë e më tepër.