Kërko

2023.09.23 Il papa a santa maria maggiore 2023.09.23 Il papa a santa maria maggiore

Ndalesa e Papës në Santa Maria Maggiore në kthimin e tij nga Marseja

Sapo u kthye nga udhëtimi i tij apostolik i 44-të në jug të Francës, në Marsejë, Papa Françesku nuk mungoi të shkonte në Bazilikën Mariane të Zojës së Madhe në Romë, dje në mbrëmje për të falënderuar Virgjrën Mari për rezultatin e vizitës.

R.SH. / Vatikan

Lutja e pamungueshme e Papës Françesku drejtuar Nënës së Zotit, para dhe pas çdo udhëtimi apostolik, për t'ia besuar takimet dhe programet Zojës Mari dhe më pas për ta falënderuar. Kështu ndodhi edhe këtë herë, kur dje në mbrëmje Papa u kthyer nga vizita dyditore në Marsejë.

Një deklaratë lëshuar vonë në mbrëmje nga Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se "sot në mbrëmje, duke u kthyer nga Marseja, si zakonisht në fund të çdo udhëtimi apostolik, Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u ndal në lutje përpara ikonës së Virgjërës Mari e njohur si ‘Salus populi romani’”.

Në fund të vizitës e lutjes në Bazilikën romake, Papa, përfundon njoftimi, "u kthye në Vatikan".

Papa Françesku e përfundoi dje vizitën e tij dyditore në qytetin portual francez të Marsejës me rastin e "Takimit Mesdhetar". Dje në mbrëmje avioni i Papës u nis për në Romë. Po dje paradite,  Papa Françesku bëri një thirrje të fuqishme për një politikë të re migracioni në "Takimin Mesdhetar" që përfundoi pikërisht sot në Marsejë.

Migrimi nuk është një situatë emergjente, por "një fakt i kohës sonë", tha Papa Bergoglio. Ati i Shenjtë i bëri thirrje Evropës të marrë përgjegjësi dhe të kërkojë opsione për hyrje legale dhe të rregullta të migrantëve.

Në mesin e të pranishmëve ishin presidenti francez Emmanuel Macron, zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas dhe presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. Papa Françesku dhe Macron u takuan më pas për një bisedë gjysmë ore. Udhëtimi i Atit të Shenjtë në Marsejë nuk ishte vizitë zyrtare shtetërore.

Rasti i kësaj vizite ishte "Takimi Mesdhetar", i treti i radhës, pas atij që u mbajt në Bari e Firence, në Itali, në të cilin të rinj, politikanë vendas dhe udhëheqës fetarë nga rajoni i Mesdheut diskutuan mbi sfidat aktuale. Një tjetër moment kryesor i qëndrimit të Papës ishte kremtimi i Meshës në stadiumin e klubit të futbollit Olympique Marseille, në të cilën morë pjesë mbi 50,000 persona.

24 shtator 2023, 10:26