Papa: të rinjve, mbajeni të gjallë kujtimin e DBR-së në Lisbonë
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku u kërkon të rinjve, që morën pjesë në DBR-së 2023, të jenë "misionarë, përhapës dhe dëshmitarë" të asaj që u përjetua në Lisbonë. Në një video-mesazh - regjistruar nga kardinali i emëruar Imzot Amrico Manuel Alves Aguiar, ipeshkëv ndihmës i Lisbonës dhe president i Fondacionit DBR-së Lisbon 2023, të cilin e priti dje në audiencë në Vatikan – Papa Françesku u drejtohet të rinjve, duke i pyetur së pari nëse "kujtimi i Ditës botërore të rinisë mbahet ende gjallë".
"Të gjithë thonë po - buzëqesh Papa – e unë jam i lumtur për këtë. Është një kujtim që nuk është menduar për tu paketuar ose për tu vendosur në albumin e fotografive. Është një kujtim i gjallë dhe ju duhet ta mbani gjallë atë". "Po si të mbani të gjallë diçka? Duke e transmetuar, duke ua dhënë të tjerëve - vazhdon Françesku -. Një familje mbahet gjallë përmes fëmijëve që e çojnë përpara dhe e mbajnë familjen, dhe prindërve që pastaj bëhen gjyshër. Por gjithmonë gjallë".
Prandaj Papa Françesku i inkurajon të rinjtë ta mbajnë gjallë kujtimin e asaj që përjetuan gjatë ditëve të takimit botëror të rinisë: “Mos e anestetizoni, mos e vendosni në albumin e kujtimeve të së shkuarës”, këmbëngul Papa, duke rekomanduar rëndësinë e mbajtjes së tij gjallë dhe duke u thënë të rinjve: tregojeni përjetimin tuja që patët në DBR-së 2023 në universitete, tregojeni në shkollë, tregojeni në punë, tregoni atë çfarë keni përjetuar, çfarë jetoni, tregoni për atë turmë prej më shumë se një milion e gjysmë që qëndroi aty në Lisbonë gjatë Ditëve të Takimit të Rinisë dhe mbi të gjitha tregoni për çfarë keni dëgjuar e fituar nga kjo eksperiencë e paharrueshme''. Kërkesa e Papës drejtuar të rinjve është të jenë “misionarë, përhapës, dëshmitarë” të asaj që përjetuan.
Kërkesa e Papës është ajo që të jemi "misionarë, përhapës, dëshmitarë" të asaj që kemi përjetuar. Pastaj Papa i falënderon të rinjtë "për dëshminë që kanë dhënë. Dhe u thotë se: tani është radha juaj të jeni dëshmitarë. Zoti ju bekoftë , Virgjëra Mari ju ruajt dhe mos harro të luteni për mua".