Papa: Sinodi proces që hap horizonte për një Kishë më sinodale dhe misionare
R.SH. / Vatikan
Papa kremtoi në bazilikën e shën Pjetrit Meshën në mbyllje të punimeve të Sinodit. Bashkëkremtojmë Meshën me Papës 380 380 kardinaj, patriarkë, ipeshkvij dhe meshtarë, të gjithë anëtarët e Sinodit. Kështu, Papa Françesku mbylli sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që u mbajt gjatë këtij muaji tetor, në sallën Pali VI në Vatikan (4-29 tetor 2023) me temë “Për një Kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje, mision”.
Dje, në mbrëmje, etërit dhe nënat sinodale votuan dokumentin përfundimtar të Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijveku, për herë të parë, kanë votuar edhe gratë. Dokumenti – sidoqoftë është i përkohshëm sepse rruga sinodale do të përfundojë në tetor të vitit 2024 - u miratua me shumicë të cilësuar prej 2/3 në të gjithë paragrafët e tij. Kanë qenë katër javë pune të ngjeshur, të pasura me takime të ndryshme, me pjesëmarrje të kardinajve, ipeshkvijve, rregulltarëve dhe laikëve nga mbarë bota, të mbledhur në Sinodin që u mbajt në sallën Pali VI në Vatikan.
E sot Papa Françesku, me bashkëkremtimin e Meshës solemne, në Bazilikën e Vatikanit, i mbylli punimet e kësaj ngjarje të rëndësishme për një “Kishë më sinodale dhe misionare, e cila adhuron Zotin dhe u shërben grave dhe burra të kohës sonë, duke dalë për t’u sjellë të gjithëve gëzimin ngushëllues të Ungjillit”, tha Papa në homelinë e Meshës së sotme:
“Të dashur, Kuvendi Sinodal po i vjen fundi. Në këtë "bisedë të Shpirtit" ne patëm mundësinë të përjetonim praninë e butë të Zotit dhe të zbulonim bukurinë e vëllazërisë. Ne dëgjuam njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha, në larminë e pasur të tregimeve tona dhe të ndjeshmërive tona, dëgjuam Shpirtin.
Sot ne nuk e shohim frytin e plotë të këtij procesi, por me largpamësi mund të shikojmë horizontin që hapet para nesh: Zoti do të na udhëheqë dhe do të na ndihmojë të jemi një Kishë më sinodale dhe misionare, e cila adhuron Zotin dhe u shërben grave dhe burra të kohës sonë, duke dalë për t’u sjellë të gjithëve gëzimin ngushëllues të Ungjillit.
Vëllezër kardinaj, vëllezër ipeshkvijë dhe meshtarë, rregulltarë e rregulltare, motra e vëllezër: për të gjitha këto ju them faleminderit! Faleminderit për udhëtimin që kemi bërë së bashku, për dëgjimin dhe për dialogun. Dhe duke ju falënderuar, dëshiroj të bëj një urim për të gjithë ne: që të rritemi në adhurimin e Zotit dhe në shërbimin e të tjerëve. Zoti qoftë me ne. Dhe përpara, me gëzim!”.