Kërko

Papa: projekte për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, pa paragjykime

Atyre që jetojnë mes nesh duke u përballur më shumë se të tjerët me kufizimet fizike ose psikologjike, dhe me pengesat që ende paraqet shoqëria për pjesëmarrjen e tyre të plotë, Papa Françesku u drejtohet me mesazhin e tij duke paraqitur ndjetin e lutjes për muajin dhjetor. Në një video mesazh përhapur nga Rrjeti Botëror i Lutjeve, Papa kërkon ndryshimin e mentalitetit dhe pikëpamjen, duke nënvizuar kontributin që mund të ofrojnë "aftësitë e ndryshme" të çdo personi për mirëqenien e të gjithëve"

R.SH. / Vatikan

"Ndër më të brishtët mes nesh janë personat me aftësi të kufizuara. Disa prej tyre përjetojnë refuzimin, bazuar në injorancë apo paragjykim, gjë që i kthen në njerëz të margjinalizuar. Institucionet civile duhet të mbështesin projektet e tyre përmes 'aksesit në arsim, punësim dhe fushave në të cilat shprehet krijimtaria. Sot ka nevojë për programe dhe iniciativa që nxisin përfshirjen e të gjithëve, pa përjashtim, pa paragjykim”. Kështu pohon Papa Françesku në një video mesazh kushtuar ndjetit të lutjes për muajin dhjetor 2023 që u botua dhe u përhap përmes Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës me temën "Për personat me aftësi të kufizuara".

"Mbi të gjitha - nënvizon Papa - ka nevojë për zemra të mëdha që janë të gatshme të shoqërojnë të gjithë. Është çështja të ndryshojmë pak mentalitetin tonë për t'u hapur ndaj kontributeve dhe talenteve të këtyre njerëzve me aftësi të ndryshme, si në shoqërinë dhe në jetën e Kishës”.

"Dhe prandaj - shton Papa Françesku -, krijimi i një famullie kishtare plotësisht të aksesueshme nuk do të thotë vetëm eliminim i barrierave fizike për personat me aftësi të kufizuara, por do të thotë edhe të kuptojmë se duhet të ndalojmë së foluri për 'ata' që janë me aftësi të kufizuara dhe të fillojmë të flasim për 'ne'. Le të lutemi që njerëzit me aftësi të kufizuara " të jenë në qendër të vëmendjes së shoqërisë dhe institucionet të promovojnë programe të përfshirjes për persona me aftësi të kufizuara dhe të rrisin pjesëmarrjen e tyre aktive”.

At Fornos: përfshirja është shkëmbi mbi të cilin mund të ndërtohet

"Thelbi i ndjetit të lutjes së Papës këtë muaj dhjetor - nënvizon At Frédéric Fornos S.J., Drejtor Ndërkombëtar i Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës - është të promovojë pjesëmarrjen aktive të personave me aftësi të kufizuara", integrimin e tyre dhe njohjen sociale. At Fornos komenton mërej : "Kështu bëri Jezusi, i cili i priti të gjithë: me Të askush nuk ndihej i përjashtuar. Ne e dimë, por mundohemi për ta jetuar në mënyrë konkrete, prandaj duhet të lutemi, sepse kërkon ndryshimin e mentalitetit dhe të pikëpamjes, duke filluar nga ana jonë”.

29 nëntor 2023, 11:42