Kërko

Palestinezët largohen nga Gaza në luftë Palestinezët largohen nga Gaza në luftë

Françesku: luftërat janë të këqija, të lutemi për fundin e tyre

Papa, në përshëndetjet pas audiencës së përgjithshme, rikujtoi viktimat e konflikteve, duke kërkuar lutje veçanërisht për popullsinë e Ukrainës, të Palestinës e të Izraelit

R.SH. - Vatikan

Lutje për ata që vuajnë nga dhuna dhe nga lufta. Papa, në audiencën e fundit të përgjithshme të vitit 2023, e para e Kohës së Krishtlindjes, gjatë përshëndetjes drejtuar shtegtarëve italianë, përsëriti thirrjen për viset e shkatërruara nga konfliktet, duke kërkuar edhe një herë lutje, “veçanërisht për Ukrainën e martirizuar dhe për popullsinë e Palestinës e të  Izraelit”.

Dashuria e mund të keqen

“Lufta është e keqe, të lutemi për përfundimin e luftërave” - kërkoi Françesku i cili, duke iu drejtuar shtegtarëve polakë, i falënderoi të gjithë njerëzit që punuan “në mbështetje të viktimave të luftës në Ukrainë dhe pjesë të tjera të botës”. E në vijim, kërkoi lutje, në mënyrë që të arrihet paqja e vërtetë. E keqja duket "e pakundërshtueshme" - u kujtoi më pas shtegtarëve gjermanë - po Zoti, me lindjen e Birit të Tij, u ringjalli njerëzve besimin se "forca e dashurisë do të fitojë mbi pushtetin e së keqes”.

27 dhjetor 2023, 11:58