Lutja e Papës për viktimat e zjarrit në Tivoli, afër Romës
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku u shprehu afërsinë atyre që u përfshinë nga zjarri i 8 dhjetorit në spitalin e qytezës së Lazios, Tivaoli, i cili shkaktoi vdekjen e tre të moshuarve.
“Siguroj lutjen time për viktimat e zjarrit që ra dy ditë më parë në spitalin e Tivolit”.
Kështu, në fund të Engjëllit të Tënzot, Françesku kujtoi atë që ndodhi në qytezën e Lacios ku një zjarr që shpërtheu në spitalin San Giovanni Evangelista shkaktoi vdekjen e tre të moshuarve të shtruar në këtë institucion. Prokuroria hapi një dosje kundër personave të panjohur, të akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe zjarr nga pakujdesia. Sipas hetimeve fillestare, zjarri nisi nga disa mbeturina dhe më pas u përhap brenda, duke prekur urgjencën dhe, si pasojë, duke pushtuar me tym zonat e spitalit.
Pacientët e tjerë u shpëtuan
Rreth 200 pacientët u evakuuan në objekte të tjera. Ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci e quajti ngjarjen "tragjedi e tmerrshme" duke pohuar se ishte i sigurt për punën e hetuesve. Ndërkaq kryeministrja Giorgia Meloni u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe afërsinë të prekurve drejtpërdrejt nga zjarri.
Ipeshkvi Parmeggiani: "mirënjohës për fjalët e Papës"
Edhe ipeshkvi i dioqezës së Tivolit dhe Palestrinës, Imzot Mauro Parmeggiani, e falënderoi Françeskun për ngushëllimin e popullit të tij. Në të njëjtin mendim është edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Giuseppe Proietti. "Fjalët e Papës Françesku - kujtoi - janë fjalë prekëse. I shprehim mirënjohjen tonë për afërsinë, siç bën gjithmonë kur ndodhin ngjarje të kësaj natyre ".