Kërko

Manifestimi  "Fëmijët takohen me Papën" Manifestimi "Fëmijët takohen me Papën"  (Vatican Media)

Njoftimi i Papës: Dita e parë Botërore e Fëmijëve, në maj, në Romë

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Solemnitetin e Zojës së Papërlyer Papa Françesku shpalli fillimin, më 25 dhe 26 maj 2024, të nismës së sponsorizuar nga Dikasteri për Kulturë dhe Arsim: "Ashtu si Jezusi, duam të vëmë fëmijët në qendër".

R. SH. - Vatikan

Një DBF, Ditë Botërore e Fëmijëve në vazhdën e DBR-së, Ditës Botërore të Rinisë, do të kremtohet në Romë më 25 dhe 26 maj 2024. Lajmi u dha sot me "gëzim" nga Papa Françesku, në Engjëllin e Solemnitetit të Zojës së Papërlyer.

“Nisma i përgjigjet pyetjes: çfarë lloj bote duam t'u lëmë trashëgim fëmijëve që po rriten? Ashtu si Jezusi, duam t’i kemi fëmijët në qendër dhe të kujdesemi për ta”.

Veprimtaria organizohet nga Dikasteri për Kulturën dhe Arsimin

Veprimtaria,  gjatë së cilës mijëra djem dhe vajza nga e gjithë bota do të dynden në Romë, sponsorizohet nga Dikasteri për Kulturën dhe Arsimin, i cili ofroi edhe patronazhin për ngjarjen e 6 nëntorit të kaluar, titulluar "Të mësojmë nga vogëlushet e vogëlushët”,  domethënë nga 7500 të rinj nga pesë kontinente, që e rrethuan Papën në Sallën Pali VI. Një takim i mrekullueshëm me muzikë e dëshmi, prelud i asaj që do të jetë DBF-ja e Romës, vitin e ardhshëm.

Propozimi i Aleksandrit së vogël

Ideja e një dite kushtuar tërësisht të vegjëlve iu propozua Papës në korrik nga një fëmijë, Aleksandrit, 9 vjeç, me rastin e Popecast-it, podkasti i dytë i krijuar nga media e Vatikanit me Françeskun në funksion të BBR-së në Lisbonë. “Më pëlqen shumë!”, u përgjigj Papa duke dëgjuar mesazhin zanor. “Mund ta organizojnë gjyshërit”. Ide e bukur. Do të mendoj për këtë dhe do të shoh se si ta bëjmë".

08 dhjetor 2023, 14:03