Francesco con un vescovo coreano durante un'udienza in Vaticano del settembre scorso  (VATICAN MEDIA Divisione Foto) Francesco con un vescovo coreano durante un'udienza in Vaticano del settembre scorso (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa kujton 60 vjetorin e marrëdhënieve midis Vatikanit dhe Koresë

Në një telegram me rastin e përvjetorit, Papa Françesku kujton vizitën e tij të vitit 2014 në Kore, vend ku ka hedhur rrënjë dhe jeton një Kishë "e gjatë dhe aktive" e ushqyer me gjakun e martirëve, dhe uron paqe e pajtim në gadishullin Korean

R.SH. / Vatikan

Ishte viti i botimit të enciklikës së Papës Gjonit XXIII Pacem in Terris kur Selia e Shenjtë dhe Republika e Koresë vendosen zyrtarisht marrëveshjet diplomatike, vend ku disa martirë midis shekujve 18 dhe 19 kishin "hedhur farat e asaj që tani është bërë një Kishë e gjallë dhe aktive”. Në një telegram dërguar ipeshkvit të Suwon-it, imzot Matthias Ri Iong-Hoon, president i ipeshkvijve të Kishës katolike koreane, Papa kujton 60 vitet e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Seulit, duke kujtuar Kishën e lindur nga dëshmia e nga impenjimi i besimtarëve laikë martirë, që ditën ta ruanin e ta transmetoninë fenë në Krishtin, një Kishë që është rritur që nga "përhapja e Ungjillit” dhe sot jep një kontribut domëthënës për mirëqenien e shoqërisë koreane”. Kujtojmë se Kisha në Kore lindi me nismën e laikëve koreanë, në vitin 1784, pa ndihmën e drejtpërdrejt të misionarëve. Asokohe Koreja varej nga Kina.

Rinia dhe paqja

Duke kujtuar udhëtimin apostolik në Kore në gusht të vitit 2014, i cili kulmoi me lumturimin e 124 martirëve koreanë, Papa Françesku shpreh urimin që prania e Kishës katolike “do të vazhdojë të japë fryte kulturore dhe shpirtërore, veçanërisht për ata persona që janë të margjinalizuar, të varfër dhe pa shpresë”. Një tjetër urim Papa ua drejton të rinjve koreanë, "trashëgimtarëve - shkruan Ati i Shenjtë - të kësaj dëshmie të madhe feje" që "ta çojnë përpara këtë dëshmi të çmuar të Krishtit ndërsa përgatiten për kremtimet e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë që do të mbahet në vitin 2027" pikërisht në Seul. Mendimi i fundit i Papëa, i cili është gjithnjë një urim, është se "marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Koresë dhe Selisë së Shenjtë të vazhdojnë të lulëzojnë ndërsa punojmë së bashku - përfundon Papa mesazhin e tij - për çështje me interes të përbashkët, në veçanti për paqen dhe pajtimin në Gadishullin Korenë”.

“Kërkimi i paqes nga ana e Koresë është kauzë, që e kemi shumë për zemër, sepse ndikon mbi stabilitetin e mbarë zonës dhe të gjithë botës, lodhur e këputur nga lufta. Kërkimi i paqes është edhe sfidë për secilin nga ne e, në mënyrë të posaçme, për ata që, ndërmjet jush, e kanë për detyrë të përpiqen për të mirën e familjes njerëzore, përmes punës durimtare të diplomacisë”, tha pohuar Papa gjatë vizitës apostolike në Seul më  14 gusht 2014. Diplomaci që, sipas Papës, e kuptuar si art i së mundshmes, është e thirrur t’i shembë muret e mosbesimit e të urrejtjes, duke promovuar kulturën e pajtimit e të solidaritetit. Papa uroi që të gjithë t’i kushtohen ndërtimit të paqes e lutjes për paqe pa harruar të fuqizojnë impenjimin për ta realizuar. 

11 dhjetor 2023, 14:13