Kërko

Papa, kumti i Krishtlindjes themelor në një botë të shënuar nga luftëra

Kemi nevojë të dëgjojmë gjithmonë kumtin" e "misterit të Krishtlindjes", se "Zoti vjen, Zoti është këtu mes nesh dhe drita e Tij ka davaritë përgjithmonë errësirën e botës", "veçanërisht në këtë kohë me trishtim" nga dhuna e luftës, nga rreziqet epokale ndaj të cilave jemi të ekspozuar nga varfëria, vuajtjet, uria dhe plagë të tjera që banojnë në historinë tonë". Kështu Papa në fjalën drejtuar Kuries Romake me rastin e shkëmbimit të urimeve të Krishtlindjes, gjatë audiencës së sotme në Vatikan

R.SH. / Vatikan

Në fjalimin tradicional të përshëndetjes drejtuar Kuries Romake me rastin e shkëmbimit të urimeve për Krishtlindje, Papa Françesku reflekton mbi tre folje që duhet të përbëjnë thelbin e misionit të atyre që punojnë në shërbim të Kishës universale: dëgjo si Maria "në gjunjë",  shoshit si Gjon Pagëzuesi, duke i lënë vend Zotit përtej paragjykimeve, ec si dijetarët e lindjes pa u humbur në labirintet e ngurtësisë dhe mediokritetit. Dhe i thotë jo formalizmave, ideologjive dhe ngurtësisë.

"Ne kemi nevojë dhe duhet të dëgjojmë gjithmonë e të marrim këtë kumtim" të "misterit të Krishtlindjes", se "Zoti vjen, Zoti është këtu mes nesh dhe drita e Tij ka davaritë përgjithmonë errësirën e botës", "veçanërisht në një kohë e cila është ende e shënuar me trishtim" nga dhuna e luftës, nga rreziqet epokale ndaj të cilave jemi të ekspozuar për shkak të ndryshimeve klimatike, nga varfëria, nga vuajtjet, nga uria, ende sot ka uri në botë, dhe nga plagë të tjera që banojnë në historinë tonë". Kështu Papa Françesku në fjalën e tij drejtuar Kuries Romake me rastin e shkëmbimit të urimeve të Krishtlindjes, gjatë audiencës së sotme mbajtur paradite në Vatikan.

“Është ngushëlluese të zbulosh se edhe në këto “vende” dhimbjeje si në të gjitha hapësirat e njerëzimit tonë të brishtë, Zoti e bën veten të pranishëm në këtë djep, në këtë grazhd që sot zgjedh të lindë dhe të sjellë dashurinë e Atit Hyjnor për të gjithë. Dhe këtë e bën me stilin e Zotit: me afërsi, dhembshuri e butësi”, shtoi Papa.

21 dhjetor 2023, 10:25