Papa Lëvizjes së Fokolarëve: jini artizanë të paqes në një botë të copëtuar nga konfliktet
R.SH - Vatikan
Gjithçka filloi gjatë luftës, kur më 7 dhjetor 1943, në Trento, Itali, në mes të Luftës së Dytë Botërore dhe në pragun e festës së Zojës së Papërlyer, Chiara Lubich tha "po" e saj, duke iu dorëzuar plotësisht Zotit. Dhe është ende një luftë, ose më saktë, luftërat e shumta që po copëtojnë sot planetin që shoqërojnë tetëdhjetëvjetorin e lindjes së Lëvizjes Kishtare të Fokolarëve. Për këtë arsye, Papa, duke pritur presidenten e Margaret Karram, bashkëpresidentin, Jesús Morán dhe anëtarët e tjerë të kësaj lëvizjeje kishtare, u kërkon para së gjithash të jenë "dëshmitarë" dhe ndërtues" të paqes.
Sot, për fat të keq, bota është ende e copëtuar nga shumë konflikte dhe vazhdon të ketë nevojë për artizanët e vëllazërisë dhe paqes midis njerëzve dhe kombeve. Chiara Lubich thoshte: “Të jesh dashuri dhe ta përhapësh atë ky është qëllimi i përgjithshëm i Veprës së Marisë”; dhe ne e dimë se vetëm nga dashuria lind fryti i paqes.