Papa spitalit Miulli: shërbimi shëndetësor të garantohet për të gjithë
R.SH. - Vatikan
Papën Françesku e shqetëson shumë largimi i inteligjencës nga viset e varfra, drejt botës së pasur. Gjë që, ndërmjet tjerash, krijon një hendek të ri në disa nga fushat më të rëndësishme të jetës, siç është, për shembull, mbrojtja e shëndetit, kudo që jetojnë njerëzit.
Largimi i trurit varfëron realitetet vendase: këtë nënvizoi me pak fjalë Françesku në audiencën me një përfaqësi të spitalit “Francesco Miulli” nga Acquaviva delle Fonti e Barit. Duke kujtuar se kohët e fundit spitali është bërë poliklinikë universitare, Papa theksoi:
“Po, është synim me vlerë të madhe, që nga njëra anë i lejon punonjësit e pranishëm të shëndetësisë ta kryejnë shërbimin si në fushën akademike, ashtu edhe në atë të kujdesit shëndetësor në territorin e vet, ndërsa nga ana tjetër i krijon mundësi më të mira inteligjencës vendase, që të mos emigrojë”.
“Migrimi është problem që varfëron territoret”- nënvizoi Papa - mendim ky, që të kujton shumë territore të tjera, të mëdha e të vogla, të cilat, ndërmjet tjerash, humbasin gradualisht çka u intereson më shumë në përpjekjen e përditshme për të jetuar”.