Papa: për banorët e Tokës së Shenjtë një Krishtlindje në zie dhe dhimbjeje, të mos i lëmë vetëm
R.SH. / Vatikan
“Për banorët e Tokës së Shenjtë, parashikohet të jetë një #Krishtlindje me dhimbje dhe zie. Ne nuk duam t'i lëmë ata vetëm. Jemi pranë tyre me lutje, me ndihmë konkrete. Vuajtja e Betlehemit është një plagë e hapur për Lindjen e Mesme dhe për mbarë botën”. Kështu pohon Papa Françesku sot, më 19 dhjetor, në platformën X.
Për këtë Krishtlindje, mjerisht, pritet "zi" e "dhimbje" në Tokën e Shenjtë, të stërmunduar nga lufta midis Izraelit e Hamasit, e cila deri më tani ka shkaktuar rreth 19.500 vdekje, shumica e tyre në Gaza, kujton Papa Françesku duke shprehur edhe një herë afërsinë me banorët e këtyre trevave. Një afërsi që shndërrohet në lutje dhe ndihmë konkrete, e cila po përpiqet të arrijë - siç ndodhi dje, më 18 dhjetor, në Rripin e Gazës për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike - e që vë në rrezik jetën e mijëra njerëzve, duke filluar nga fëmijët, që vuajnë nga uria dhe etja. Papa bën thirrje për armëpushim e ndihmë në platformën X, rrjetin social të njohur më parë si Twitter, në faqen @Pontifex në nëntë gjuhë.