Kërko

2023.12.07 Presentazione delle Lettere Credenziali degli Ambasciatori di Kuwait, Nuova Zelanda, Malawi, Guinea, Svezia, Algeria e Ciad 2023.12.07 Presentazione delle Lettere Credenziali degli Ambasciatori di Kuwait, Nuova Zelanda, Malawi, Guinea, Svezia, Algeria e Ciad

Papa: në luftën botërore pjesë-pjesë, nevojitet urgjentisht diplomacia shumëpalëshe

Françesku pret në audiencë ambasadorët e rinj pranë Selisë së Shenjtë të Kuvajtit, Zelandës së Re, Malavisë, Guinesë, Suedisë dhe Çadit dhe rithekson se puna diplomatike duhet të synojë jo vetëm për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet, por edhe për të konsoliduar bashkëjetesën paqësore dhe zhvillimin njerëzor të popujve.

R.SH. - Vatikan

Një punë diplomatike është "e durueshme dhe fisnike", e cila megjithatë duhet të ndryshojë mënyra dhe qasje, sepse raketat dhe tanket që kanë sjellë zjarr dhe gjakderdhjeje në shumë vende të botës kërkojnë një "rimendim të diplomacisë shumëpalëshe". Papa është i qartë në dërgimin e një mesazhi për ata që i përkushtohen negociatave në shkallë ndërkombëtare dhe këtë e bën duke shfrytëzuar rastin e audiencës së sotme me gjashtë ambasadorë të rinj pranë Selisë së Shenjtë nga Kuvajti, Zelanda e Re, Malavi, Guinea, Suedia dhe Çadi.

Diplomacia e zhvillimit

“Në dritën e shtrirjes globale të konflikteve në vazhdim – pohon menjëherë Papa Françesku – komuniteti ndërkombëtar e gjen veten të përballet, nëpërmjet instrumenteve paqësore të diplomacisë, me sfidën e gjetjes së zgjidhjeve të përgjithshme para padrejtësive të rënda e serioze që shpesh i shkaktojnë ato”. Nga ky këndvështrim, Papa citoi nxitjen apostolike  Laudate Deum, ku flitet për një diplomaci shumëpalëshe e cila duhet të përpiqet të "ju japë përgjigje konkrete problemeve në zhvillim dhe të krijojë mekanizma globalë të aftë për t'u përballur me ndryshimet mjedisore, shëndetësore, kulturore dhe sociale që po ndodhin aktualisht".

Puna diplomatike fisnike dhe e durueshme, së cilës ju i kushtoheni, duhet jo vetëm të synojë parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, por edhe të konsolidojë bashkëjetesën paqësore dhe zhvillimin njerëzor të popujve, duke promovuar respektimin e dinjitetit njerëzor, duke mbrojtur të drejtat e patjetërsueshme të çdo burri, gruaje dhe fëmije dhe duke promovuar modele të një zhvillimi integral ekonomik dhe njerëzor.

"Kopshti" i së ardhmes

Në kuadrin e faktorëve që duhen marrë parasysh në punën diplomatike, Papa vendosi edhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike, temë që ishte në qendër të fjalimit të tij të fundit në Konferencës Ndërkombëtare mbi klimën që po zhvillohet në Dubai, të cilin fjalim ua transmetoi pjesëmarrësve të COP28 përmes zërit të të dërguarit të tij, Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin. Shpresa e ripohuar nga Papa Françesku është se samiti mbi klimën të "mund të përbëjë një hap historik përpara në përgjigjen me mençuri dhe largpamësi ndaj këtyre kërcënimeve të qarta dhe aktuale ndaj të mirës së përbashkët universale".

E ardhmja e secilit varet nga e tashmja që zgjedhim. Të lutemi që udhëheqësit e kombeve të bashkohen për të miratuar masa konkrete që do të na mundësojnë t'u dorëzojmë brezave të ardhshëm një botë më të ngjashme me kopshtin pjellor që Krijuesi ia besuar kujdesit dhe mbarështimit tonë.

07 dhjetor 2023, 11:56