Kërko

I tre Nobel consegnano al Papa la Dichiarazione sulla Fraternità umana al termine dell'udienza generale, 2023.12.06 I tre Nobel consegnano al Papa la Dichiarazione sulla Fraternità umana al termine dell'udienza generale, 2023.12.06

Papa: Nobelët për Paqe 2011 i dorëzojnë Deklaratën e vëllazërisë njerëzore

Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, 6 dhjetor, Papa Françesku përshëndeti fituesen e Çmimit Nobel për Paqen 2021 Maria Ressa (Filipine), fituesin e Çmimit Nobel për Paqe 2021, Giorgio Parisi (Itali) dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqe 2011, Tawakkul Karman (Jemen)

R.SH. / Vatikan

Në fund të audiencës së përgjithshme dje, më 6 dhjetor, Papa Françesku përshëndeti fituesen e Çmimit Nobel për Paqen 2021, Maria Ressa (Filipine); fituesin e Çmimit Nobel për Paqe 2021, Giorgio Parisi (Itali) dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqe 2011, Tawakkul Karman (Jemen).

Papës iu dorëzua "Deklarata mbi vëllazërinë njerëzore",  edhe në emër të mbi 30 fituesve të çmimit Nobel si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët - me ta - hartuan dhe nënshkruan dokumentin në qershor 2023, gjatë Takimit Botëror mbi Vëllazërinë Umana#notalone(Njerëzore#jovetëm).

Delegacioni, i cili mori pjesë në audiencën e përgjithshme, shoqërohej nga Kardinali Mauro Gambetti, Kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kryetar i Fondacionit Fratelli Tutti.

Gjesti simbolik përfaqëson fazën e parë, që do të nisë paraqitjen e Dokumentit në zona të tjera të planetit.

Kujtojmë se më 10 qershor fituesit e Çmimit Nobel patën marrë pjesë në Takimin #notalone, organizuar nga Fondacioni Fratelli Tutti. Me atë rast patën nënshkruar “Deklaratën për vëllazërinë njerëzore” në Sheshin e Shën Pjetrit. Dokumenti, i hartuar prej tyre gjatë punës së mëngjesit në Palazzo della Cancelleria, u nënshkrua për Selinë e Shenjtë nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin. Fituesit e çmimit Nobel Nadia Murad dhe Muhammad Yunus, në emër të të gjithëve, e lexuan Deklaratën në Mondovizion:

“Urrejtjes i përgjigjemi me dashuri, shkruanin, me angazhimin për krijimin e shoqërive të paqes, bashkimin e tokës së njollosur nga gjaku i dhunës dhe i urrejtjes, nga pabarazitë sociale dhe nga korruptimi i zemrave. Në emër të vëllazërisë, duam ta ngremë zërin  aq, sa të na dëgjojë mbarë bota:

‘Jo më luftë! Fatin e gjithë  njerëzimit mund e duhet ta udhëheqë vetëm paqja, drejtësia e barazia".

07 dhjetor 2023, 10:17