2023.12.11 Personale dell'Ufficio del Revisore Generale 2023.12.11 Personale dell'Ufficio del Revisore Generale

Papa: transparencë dhe maturi, duke u ruajtur gjithnjë nga korrupsioni

Papa priti anëtarët e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, u nënvizua ftesa për të respektuar transparencën absolute dhe thirrja për të folur me kë ka nevojë për solidaritet e miqësi: "Tepër shpesh një buzagaz a një fjalë e mirë vlen më shumë se një pjatë me makarona"

R.SH. / Vatikan

Është e nevojshme të vigjilohet "vendosmërisht" korrupsioni, por njëkohësisht nevojitet edhe "masa e mëshirshme" sepse "pa e cënuar nevojën për transparencë absolute në çdo veprim, skandalet shërbejnë më shumë për të mbushur faqet e gazetave, sesa për të korrigjuar thellësinë e sjelljeve". Kështu u shpreh Papa Françesku në fjalimin e mbajtur para personelit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të pritur në audiencë:

“Ju ftoj, përveç kësaj, t’i ndihmoni drejtuesit e administrimit të pasurive të Selisë së Shenjtë të marrin masa mbrojtëse, të cilat mund ta parandalojnë “menjëherë”  që korrupsionit të vihet në jetë” - nënvizoi Papa.

"Sigurisht ata që punojnë në Selinë e Shenjtë dhe në Shtetin e Qytetit të Vatikanit e bëjnë këtë me besnikëri dhe ndershmëri, por joshja e korrupsionit është tejet e rrezikshme, ndaj kërkon të jesh shumë vigjilent". Papa e nënvizoi këtë në audiencën me personelin e Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm, “një nga Autoritetet “Kundër Korrupsionit”, që zbaton Konventën e Meridës, në të cilën Selia e Shenjtë bën pjesë që nga viti 2016, edhe në emër të Shtetit të Qytetit të Vatikanit”.

11 dhjetor 2023, 13:56