Kërko

Papa Unitalsit, shtegtimet janë balsam që promovojnë dinjitetin e personave

Françesku takohet me anëtarët e Unionit për transportimin e të sëmurëve në vende të shenjta, me rastin e 120 vjetorit të themelimit dhe i inkurajon të vazhdojnë të kujdesen për ata persona që janë më të dobët përmes shtegtimeve, të cilat "janë udhëtime për jetën dhe promovojnë dinjitetin e çdo ekzistence njerëzore, veçanërisht atyre që janë të prekur nga sëmundjet, brishtësia dhe vuajtja"

R.SH. - Vatikan

“Shtegtimet që organizoni janë një balsam për plagët e shumë personave me aftësi të kufizuara, të sëmurë, të moshuar apo në nevojë për ndihmë, të cilët i shoqëroni në Lourdes dhe në Shenjtëroret e tjera tnë Itali dhe në vende tjera”. Kështu u tha Papa Françesku vullnetarëve dhe pacientëve të  Unionit Kombëtar Italian për Transportin e të Sëmurëve (Unitalsi) të cilët i priti në audiencë, sot paradite në sallën Pali VI, me rastin e 120 vjetorit të themelimit, të mbushur me anëtarë vullnetarë, me njerëz të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, vlerësoi punën e "shërbimin e çmuar" që bëjnë për të sëmurët e nevojtarët.

Shtegtimet janë udhëtime për jetën, udhëtime shërimi - në dimensione të ndryshme - që promovojnë dinjitetin e çdo ekzistence njerëzore, veçanërisht të atyre që janë të prekur nga sëmundjet, brishtësia dhe vuajtjet", nënvizoi Papa, i cili në përfundim të fjalës së tij deshi të përshëndesë të gjithë të sëmurët e pranishëm në audiencë: mbi një duzinë rreshtash të cilat Françesku i përshkoi në karrige me rrota, duke bekuar e duke shtrënguar duart e shumë të pranishmëve, të cilët ishin më shumë se 4.000 persona në sallën Pali VI, duke përfshirë të sëmurë, persona me aftësi të kufizuara, vullnetarë, ndihmës, familje, punonjës të kujdesit shëndetësor, të rinj, meshtarë

Shtegtimet e Unitalsit promovojnë dinjitetin e atyre njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e brishtësitë dhe dëshmojnë fytyrën e një Kishe e cila është veten përkrah personave që janë më nevojtarë e të dobët,  u tha Papa anëtarëve të Unionit Kombëtar Italian për Transportin e të Sëmurëve (Unitalsi):

"Ju dëshmoni bukurinë e një Kishe që di të shoqërojë, e një Kishe që di të kujdeset për më të dobëtit, e një Kishe që di të shpallë Ungjillin në bamirësi aktive. Faleminderit, faleminderit shumë për atë që bëni! Mos u lodhni duke shkuar kundër mendësisë së një bote që, në emër të mirëqenies dhe efikasitetit me çdo kusht, mënjanon dhe hedh poshtë".

"Përvoja eshtegtimit ka brenda vetes vlerat e pritjes, solidaritetit, dhe në iniciativat tuaja vëni në të njëjtën rrugë njerëz të shëndoshë e të sëmurë, të moshuar e të rinj, të shenjtëruar e laikë; kështu shtegtimi bëhet shenjë e gjallë e një Kishe - shtoi Papa - që ecën së bashku, që mbështet ata që nuk mund t'ia dalin mbanë dhe që nuk dëshiron të lërë askënd pas. Është imazhi i një Kishe si 'spital fushor' i cili, ashtu si samaritani i mirë në Ungjill, i afrohet me dhembshuri i kuron plagët duke derdhur vaj dhe verë (shih Lluka 10,34). Të gjithë këtë e bënë në heshtje dhe me maturi, sepse përballë vuajtjes fjalët duhet të lënë vend afrimit dhe gjesteve të bamirësisë. Ju porosis që ky të jetë gjithmonë stili juaj !".

14 dhjetor 2023, 11:51