Françesku: detyra e parë e ipeshkvit është të lutet
R. SH. Vatikan
Françesku priti në audiencë, sot paradite, një delegacion nga Rrjeti Botëror i Lutjes për Papën. Videoja e Papës është "nismë zyrtare me shtrirje globale, përmes së cilës përpiqemi të përhapim synimet e lutjes, që na i beson çdo muaj Ati i Shenjtë” - lexojmë në faqen zyrtare të Rrjetit. Papa Françesku u uroi mirëseardhjen në Vatikan dhe u drejtoi një përshëndetje të shkurtër në spanjisht:
"Pa lutje është thjesht punë. Çka i jep kuptim apostullit, është lutja. E mua më kanë prekur gjithnjë fjalët që Pjetri ua tha apostujve. U tha, pra, atyre: "E ne - domethënë ipeshkvijve - na mbetet t’i kushtohemi lutjes dhe shpalljes së Fjalës’- kujtoi Papa:
"E kjo do të thotë se detyra e parë e ipeshkvit është të lutet. Detyra e parë e të krishterit, është të lutet, është lutja. Përndryshe rrezikojmë të bëhemi institucion pastërtisht natyral, mondan, që merret me punë politike" - ritheksoi.Prandaj ju falënderoj për çka bëni për të mbështetur Kishën” - përfundoi Papa Françesku.