Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kard. Sebastiani: “shërbëtor i mirë e vigjilent i Zotit”
R.SH. – Vatikan
Në një telegram, Papa Françesku shpreh ngushëllimet për vdekjen e kardinalit Sergio Sebastiani, i cili u nda nga jeta në Romë, në moshën 92-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Në veçanti, Ati i Shenjtë falënderon Zotin "për dëshminë e kardinalit, i cili e kaloi bujarisht jetën në shërbim të Ungjillit dhe të Selisë Apostolike krah për krah me paraardhësit e mi, që i besuan përgjegjësi të rëndësishme në diplomacinë e Vatikanit deri në detyrën e kryetarit të Prefekturës së Çështjeve Ekonomike të Selisë së Shenjtë”.
Papa kujton edhe rolin e luajtur nga Sebastiani si sekretar i përgjithshëm në Jubileun e Vitit 2000. Bergoglio, në telegramin drejtuar vëllait të kardinalit, lutet "për shpirtin e këtij shërbëtori të mirë dhe vigjilent" të Zotit, si edhe bekon murgeshat, që e "asistuan me dashuri".