Papa: në një botë plot vështirësi, kemi nevojë për butësi

Françesku priti në audiencë anëtaret e rrjetit të lutjes Mariane, të lindur dhjetë vjet më parë në Belgjikë dhe sot të përhapur në të gjithë botën, të përkushtuar në lutje të përditshme drejtuar Zojës Bekuar për Kishën dhe për botën. Papa u kërkon anëtareve të lëvizjes së lutjes, të gjitha gra, që "të sjellin qëllimet e botës së prekur nga konfliktet, dhuna e indiferenca si edhe ato të shumë njerëzve të vuajtur, të braktisur dhe të refuzuar.Jini nëna në një botë të shurdhër ndaj atyre që vuajnë.

R.SH. / Vatikan

“Bota jonë, si dhe vëllezërit e motrat tona, kanë nevojë për përzemërsi, kanë nevojë për butësi më shumë se kurrë: një fjalë kjo që dikush ndoshta do të donte ta hiqte nga fjalori!”. Kështu tha mes tjerash Papa, duke pritur sot në audiencë një delegacion të rrjetit të lutjes mariane Les Sentinelles de la Sainte Famille, themeluar dhjetë vjet më parë, e cila ka si vokacion për t'i paraqitur Nënës sonë të Shenjtë, Virgjrës Mari ndjetet e Kishës dhe të botës.

 Les Sentinelles de la Sainte Famille” (Rojtarët e Familjes së Shenjtë), është një rrjet ndërkombëtar i lutjes mariane i përbërë vetëm nga gratë, që lindi spontanisht dhjetë vjet më parë në Bruksel me qëllimin për t'iu lutur Virgjërës Mari për Kishën dhe për botën. Një realitet sot që është i degëzuar në të ashtuquajturit "Yjet" në Francë, Britani të Madhe, Luksemburg, Spanjë, por edhe Liban, Kolumbi, Afrikë dhe Antile, i cili ka qindra besimtarë të impenjuar çdo ditë për të lutur një dhjetëshe të Rruzares shenjte për Papa, meshtarët dhe gratë e përkushtuara, për thirrjet e shenjta, për familjet, për ungjillëzimin, si dhe për të medituar mbi një Mister të Rruzares shenjte për një muaj ose në shtegtimet në Betlehem dhe Medjugorje.

"Sa e ashpër është nganjëherë bota sot, e paepur, e shurdhër dhe indiferente ndaj vuajtjeve e nevojave që kanë të tjerët", denoncoi Papa Françesku: "Maria ishte butësi për Jezusin; dhe është për Kishën dhe për botën. Ky është sigurisht edhe thirrja e një rojtari: të mishërojë disi butësinë e Marisë për Kishën dhe për botën”.

“Fakti që lëvizja juaj përbëhet vetëm nga gra, nxjerr në pah thirrjen tuaj specifike dhe të pazëvendësueshme në Kishë, në shëmbëllim me Virgjëreshën Mari”, nënvizoi Papa: “ju jo vetëm që i luteni Zojës së Bekuar duke i kërkuar asaj të ndërmjetësojë, por ju akoma më shumë, jeni të gatshme dhe bëni përpjekje për t'i përngjarë asaj gjithnjë e më shumë, për të jetuar në përkim me amësinë e saj, për t'iu bashkuar lutjes së saj të ndërmjetësimit si nënë për të gjithë fëmijët e Kishës dhe për botën".

"Kështu, cilado qoftë gjendja juaj e jetës, me Marinë Virgjër ju jeni të gjitha nëna”. "Ju me siguri kujtoni e bartëni në lutjen tuaj ngjarje që mund të jenë të dhimbshme, qoftë ngjarje personale apo ngjarje që u janë besuar nga të tjerët," vazhdoi Papa Françesku e shtoi: "Bartëni gjithashtu edhe ndjetet e botës që përshkohet nga kaq shumë konflikte, nga kaq shumë dhunë dhe nga kaq shumë indiferencë; dhe mos i harroni njerëzit e shumtë që vuajnë, të braktisur, të refuzuar ose në vështirësi të mëdha. Kështu bëjnë nënat: dinë të kapërcejnë pengesat dhe konfliktet, dinë të rrënjosin paqen. Kështu arrijnë të transformojnë fatkeqësinë në mundësi për rilindje dhe rritje", u tha Papa antareve të delegacionit të rrjetit të lutjes mariane “Les Sentinelles de la Sainte Famille”.

11 janar 2024, 11:28