Papa: feja merret me pafajësi e zemër të hapur, si fëmijët

Në festën e Pagëzimit të Zotit, Papa sot paradite pagëzoi 16 fëmijë të pranishëm me prindërit dhe nunat e tyre në Kapelën Sistine. “Sot fëmijët janë protagonistë sepse marrin dhuratën më të bukur: fenë”

R.SH. / Vatikan

Në festën e Pagëzimit të Zotit Jezus, Papa u dha sot, në mëngjes, më Kapelëm Sikstine në Vatikan, Sakramentin e Pagëzimin 16 fëmijëve, të prani të të prindërve, nunëve e nuneshave. "Sot fëmijët ata protagonistët, sepse marrin dhuratën më të bukur: fenë në Zotin"

Papa: feja merret me pafajësi e zemër të hapur, si fëmijët

Një ditë, në të cilën fëmijët nuk janë vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe mësues besimi: na mësojnë sesi merret dhurata e madhe e Pagëzimit.

Feja, dhurata më e bukur

Në kornizën e Kapelës Sikstine, në festën e Pagëzimit të Zotit, Papa Françesku e shprehu këtë koncept me disa fjalë të thjeshta, domethënëse, për t’u dhënë më pas sakramentin 16 fëmijëve, duke përfshirë dy binjakë:

“Jemi këtu për të pagëzuar, për t'u dhënë dhuratën e fesë fëmijëve tanë. Janë ata, protagonistë në këtë ceremoni: mund të na marrin nëpër gojë, të na shikojnë, të bërtasin... Edhe të japin urdhëra, sepse është festa e tyre, e janë ata që do të marrin dhuratën më të bukur: dhuratën e fesë, dhuratën e Zotit”.

Papa Françesku: "Fëmijët janë protagonistët e kësaj ceremonie"
Papa Françesku: "Fëmijët janë protagonistët e kësaj ceremonie"

"Koncerti" i të vegjëlve në Kapelën Sikstine

Fëmijët janë protagonistët e kësaj ceremonie - ritheksoi ipeshkvi i Romës. Fjalët e tij nganjëherë u ndërprenë nga të qarat ose klithma e ndonjërit nga 16 protagonistët e vegjël të kësaj dite:

“Nëse qajnë - tani për tani heshtin - por mjafton që njëri të japë notën dhe t’ia nisë rishtas koncerti - le të qajnë; nëse janë të uritur, jepini gji, me qetësi, këtu. Nëse kanë të nxehtë, hiqjani rrobat, sepse vapa shpesh të shqetëson”.

Kapela Sikstine gjatë kremtimit të pagëzimit

Të pranishmit e dëgjojnë Françeskun dhe madhështia e Kapelës Sistine i hap rrugën intimitetit të një shtëpie, duke respektuar plotësisht vendin dhe sakramentin që administrohej sot: fëmijë, që luajnë dhe vërejnë vëllezërit e motrat e tyre të sapopagëzuar: nëna, që mëkojnë fëmijët; familje, që merren ngrykë nga gëzimi, i cili buron në këtë Kapelë të famshme, që ka parë në shekuj skena të tilla, të ngarkuara me gazin e jetës!

Pagëzimi në Kapelën Sistine
Pagëzimi në Kapelën Sistine

Fëmijë, mësues feje

Këta fëmijë, nënvizon Papa, janë dëshmitarë të mënyrës sesi pranohet feja: “me pafajësi, me çiltërsi zemre”. Duke iu drejtuar tridhjetë prindërve, nunëve e nunave, u kujton atyre:

“Uroj që jeta juaj t’i ndihmojë këta fëmijë; t'i ndihmojë të rriten dhe t'i shoqërojë gjatë rritjes, sepse kjo është mënyrë për të ndihmuar që edhe  feja të rritet në zemrat e tyre. Faleminderit shumë për dëshminë tuaj, faleminderit që i sollët këtu, për të marrë fenë”.

Një  çast nga kremtimi i Pagëizimit në Kapelën Sistine
Një çast nga kremtimi i Pagëizimit në Kapelën Sistine

Me Papën bashkëkremtonte kardinali Konrad Krajewski, lëmoshtar papnor dhe kardinali Fernando Vérgez Alzaga, kreu i Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Kremtimi, siç parashikohet nga riti, karakterizohet nga shenja dhe akte të ndryshme domethënëse: petku i bardhë, shpallja e fesë, ndezja e qiriut.

Kremtimi i Pagëizimit në Kapelën Sistine
Kremtimi i Pagëizimit në Kapelën Sistine

Një nënë me vogëlushin e saj të pagëzuar në Kapelën Sistine

Mos e shuaj kurrë dritën e fesë

Duke parë dritën e qiriut, Françesku i nxiti familjet e pranishme ta vlerësojnë këtë simbol të rëndësishëm:

“Në kohë të vështira ndizeni këtë qiri në shtëpi. Shikojeni atë, në kohë të vështira. Ky qiri na kthen në rrënjët tona të krishtera: mos e shuani kurrë ndër zemra”.

Si ditëlindje

Në fund të festës, Ati i Shenjtë, duke falënderuar edhe një herë prindërit që u dhanë fëmijëve mundësinë për të marrë Pagëzimin, i nxiti ata që këtë datë ta kujtojnë gjithmonë si ditëlindje:

“Duhet ta dinë datën e pagëzimit. Është data e lindjes. Data e lindjes është si ditëlindje. Në pagëzim u bënë të krishterë. Mësojini fëmijët ta festojnë çdo vit”.

07 janar 2024, 12:33