Papa fretërve të Asizit, kërkoj ura paqeje në këtë botë në luftë
R.SH. / Vatikan
“Ura! Ndërtim urash”. Këtë kërkon Papa Françesku në thirrjen drejtuar të të gjithëve të shtrijnë dorën njëri- tjetrit në këtë moment historik të përshkuar nga luftëra në pjesë të ndryshme të botës. Kështu u shpreh Papa në intervistën dhënë revistës ‘San Francesco Patrono d'Italia’, revistë mujore që botohet nga fretërit e Kunevndit të Shenjtë të Asizit, numri i janarit i së cilës doli këto ditë nga shtypi.
"Sot ka shumë mizori, shumë njerëz në burg për arsye politike, prandaj kërkoj ura paqeje. Ky është hiri i Zotit që duhet të kërkojmë nga Shën Françesku i Asizit dhe ju françeskanët duhet të ndihmoni në ndërtimin e këtyre urave" këto fjalë Papa Françesku iu drejtua fretërve të Kuvendit të Shenjtë të Asizit gjatë intervistes së dhënë për revistën ‘San Francesco Patrono d'Italia’. Teksti u publikua nga zyra e shtypit e komunitetit françeskan të Asizit.
Po kujtojmë se dialogu i fraçeskanëve me Papën u zhvillua më 29 dhjetorin e kaluar kur Ati i Shenjtë priti në audiencë Ministrin e Përgjithshëm të Fretërve të Vegjël Konventual, At Carlos Trovarelli, së bashku me Rojtarin e Kuvendit të Shenjtë të Asizit, At Marco Moroni dhe drejtorin e zyrës së komunikimit, At Giulio Cesareo.
Në reflektimet e Papës figura e Shën Françeskut të Asizit, rëndësia e tij dhe roli i rregulltarëve françeskanë, motrave rregulltare françeskane dhe ai i laikëve, në botën e sotme. Lidhur me këtë, Papa kujton rëndësinë që ka sot dëshmia e faljes për të gjithë. “Ajo që unë pres nga françeskanët – nënvizon Papa – është që ata të jenë apostuj të pajtimit dhe faljes”.
Në numrin e posabotuar të revistës ‘San Francesco Patrono d'Italia’ janë edhe intervistat mbi argumente të thelluara me motrën Alessandra Smerilli dhe sociologun Bruno Mastroianni mbi temat e mesazhit për Ditën 57-të Botërore të Paqes, historia e projektit Metamorfoza e punëtorisë së prodhimit të violinës dhe zdrukthtarisë në burgun e Operas në Milano dhe intervista ekskluzive me drejtorin e ri të galerisë kombëtare të Umbria Costantino D'Orazio.