Papa: i krishteri duhet të veprojë në mënyrë misionare dhe ungjillëzuese

Papa Françesku priti në audiencë anëtarët e Universitetit Katolik të Murcias, Spanjë, të cilët i nxiti të vazhdojnë të punojnë për të ndërtuar "një shoqëri vëllazërore ku Kisha perceptohet sipas veprimeve të mira të anëtarëve të saj".

R.SH. / Vatikan

Ajo që bën çdo i krishterë duhet të jetë "në thelb ekzistenciale", si misionar dhe ungjillëzues. Papa Françesku priti sot paradite në audiencë përfaqësuesit e Universitetit Katolik të Murcias, Spanjë, dhe kujtoi trashëgiminë e lënë nga themeluesi i Universitetit José Luis Mendoza Pérez, i cili vdiq në janar 2023.

Don José Luis deshi të linte si trashëgimi një universitet "misionar, ungjillëzues dhe thellësisht ekzistencial", të lindur nga zemra e Kishës dhe "të frymëzuar nga forca e dashurisë së Zotit". Sepse çdo gjë që bën i krishteri si anëtar i Krishtit, i kësaj Kishe që është nëna jonë, duhet të jetë misionare, ungjillëzuese dhe, pikërisht për këtë arsye, duhet të jetë e lidhur me realitetin njerëzor, me çështjet e thella të njeriut, "në thelb ekzistenciale”.

Ndërtimi i një shoqërie vëllazërore

Urimi i Françeskut për mëse 600 të pranishmit në audiencën e sotme që u mbajt në Sallën Klementine, në Vatikan, është që të vazhdojnë "të punojë nga zemra e Kishës" në mënyrë që "të mund të formohen njerëz të aftë për të pranuar dhe dëshmuar Zotin në çdo fushë, duke ndërtuar, kështu, një shoqëri vëllazërore ku Kisha perceptohet në veprimet e mira të anëtarëve të saj”.

04 janar 2024, 11:55