Kërko

Papa kujton figurën e Shën Antonit Abat

Papa: sot liturgjia përkujton Shën Antoni Abatin, një nga etërit themelues të monastizmit. Shembulli i tij na inkurajon ta pranojmë Ungjillin pa kompromis.

R.SH. / Vatikan

Gjithnjë gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sallën Pali VI, në Vatikan, gjatë përshëndetjes së besimtarëve në gjuhën italiane, Papa kujtoi figurën e Shën Antonit Abat, kujtimi liturgjik i të cilit nderohet sot nga Kisha, dhe foli për luftimin, por në kuptimin shpirtëror të fjalës.

Në fakt, Ati i Shenjtë Bergoglio insiston pikërisht në "luftën shpirtërore kundër demonëve dhe mëkatit" që është "e domosdoshme për t'u rritur në shenjtëri". Askush nuk është i imunizuar nga kjo luftë shpirtërore, pati ripohuar edhe ditëve të fundit. Prandaj Ati i Shenjtë kërkon që t'i përgjërohemi Zotit për ndihmën e Tij të vazhdueshme për ta fituar këtë betejë.

Pastaj duke përmendur shën Antonin Abat, që konsiderohet si një nga etërit themelues të monakizmit, Ati i Shenjtë shtoi: “Sot liturgjia përkujton Shën Antonin Abat, një nga etërit themelues të monakizmit. Shembulli i tij ju inkurajon ta pranoni Ungjillin pa kompromis".

17 janar 2024, 12:19