2024.01.19 Delegazione della Diocesi di Belluno-Feltre, nel 60° anniversario del disastro del Vajont 2024.01.19 Delegazione della Diocesi di Belluno-Feltre, nel 60° anniversario del disastro del Vajont

Papa: "lakmia shkatërron, ndërsa vëllazëria ndërton”

Në 60-vjetorin e tragjedisë që shkaktoi shkatërrimin e qyteteve të tëra dhe mbi 1900 viktima në provincën e Pordenones, në Itali, Papa u takua me Shoqatën që ruan kujtimin e katastrofës, së bashku me autoritetet lokale civile dhe fetare: lakmia është "çmenduri". Synon fitim dhe posedim” që shkatërron, ndërsa duhet të mbizotërojë logjika e njeriut dhe e mjedisit

R.SH. / Vatikan

"Lakmia shkatërron, ndërsa vëllazëria ndërton". Papa e përsëriti këtë, duke pritur në audiencë një përfaqësi të popullsisë së prekur 60 vjet më parë nga tragjedia e Vajont. “Kujdesi për krijimin nuk është faktor  thjeshtë ekologjik, por çështje antropologjike” - kujtoi në vijim Françesku - “ka të bëjë me jetën e njeriut, ashtu siç e konceptoi dhe e rregulloi Krijuesi, e ka të bëjë edhe me të ardhmen e të gjithëve, me gjithë shoqërinë globale, në të cilën jemi të zhytur deri në fyt”. “E ju, përballë tragjedive që mund të shpërthejnë nga shfrytëzimi i mjedisit, dëshmojeni sa i rëndësishëm është kujdesi për krijimin”:

“Kjo është themelore sot, ndërkohë që shtëpia e përbashkët po shembet. E arsyeja është gjithnjë e njëjtë: lakmia për fitim, etja për të fituar dhe për të zotëruar, që duket se e bëjnë njeriun të ndihet i gjithëfuqishëm. Është themelore, e njëkohësisht mashtrim i madh, sepse ne jemi krijesa dhe natyra jonë na kërkon të lëvizim në botë me respekt dhe me kujdes, pa e shpërfillur, përkundrazi, duke e ruajtur ndjenjën e kufirit, që nuk është poshtërim, por përkryerje”.

Tragjedinë e Vajont, që ndodhi më 9 tetor 1963 - kjo teza e Papës – nuk e shkaktuan gabimet në projektimin apo ndërtimin e digës, por vetë fakti i dëshirës për ta ndërtuar rezervuarin artificial në një vend të gabuar:

 "Dhe pse e gjithë kjo? Në fund të analizës, duke e vënë logjikën e fitimit mbi kujdesin për njeriun dhe mjedisin në të cilin jeton; kështu që, nëse valën tuaj të shpresës e shtyn vëllazëria, atë valë që solli dëshpërimi e shkaktoi lakmia”.  Kush nuk di ta vendosë cakun, nuk mund as të shkojë përpara - shtoi Françesku, duke folur ashtu si i pëlqen më shumë, lirisht!.

19 janar 2024, 13:01